Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” të ndryshuar, Kreut II dhe III, të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese“, të ndryshuar, Bashkia Shkodër shpall procedurën e lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë dhe pranim nga jashtë shërbimit civil në kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese për pozicionet si më poshtë:
1 (një) Drejtor, Drejtoria e Turizmit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Zhvillimit të Qëndrueshëm Ekonomik, Kategoria e pagës II-b
Data e dorëzimit të dokumentave:
LËVIZJA PARALELE: 26 Shtator 2024
Data e dorëzimit të dokumentave:
NGRITJE NË DETYRË: 01 Tetor 2024
Data e dorëzimit të dokumentave:
PRANIM NGA JASHTË: 01 Tetor 2024
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionet si më sipër është:
- Drejtori i drejtorisë menaxhon veprimtarinë e drejtorisë.
- Drejtori i drejtorisë është përgjegjës për përcaktimin e objektivave dhe planifikimin e veprimtarisë së drejtorisë;
- Drejtori i drejtorisë udhëzon stafin në përmbushjen e aktiviteteve të përditshme dhe koordinon drejtpërdrejt veprimtarinë e tyre;
- Drejtori i drejtorisë siguron që veprimtaria të jetë në përputhje me legjislacionin për të cilat kryerja e detyrave kërkon njohuri të fushës së veprimtarisë që mbulon drejtoria dhe përvojë profesionale;
- Drejtori i drejtorisë zgjidh probleme lidhur me aktivitetet e përditshme që ndikojnë në arritjen e rezultateve të drejtorisë.
- Drejtori i drejtorisë raporton dhe përgjigjet direkt tek drejtori i drejtorisë së pergjithshme.
- Drejtori i drejtorisë administron dhe asiston stafin për përmirësimin e vazhdueshëm të performancës dhe për arritjen e rezultateve të drejtorisë.
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë proçedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.
1.1 KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:
a – Të jenë nëpunës civilë të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori II-b;
b – Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
c – Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a) Të ketë minimalisht diplomë të nivelit “Master i shkencave” apo “Master profesional”, të përftuar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 (dy) vite akademike në Shkencat Ekonomike dega Turizëm.
b) Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi.
c) Të kenë të paktën 3 vite përvojë pune në administratë publike/në nivel të mesëm drejtues;
1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
- Kërkesë për lëvizje paralele;
- Jetëshkrim i përditësuar, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike dhe adresën postare;
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Çertifikatë personale;
- Çertifikatë familjare;
- Fotokopje të diplomës dhe suplementit/listës së notave (Bachelor dhe Master);
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vërtetim të gjendjes gjyqësore / Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
- Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi;
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetë shkrimin tuaj;
- Lista e dokumentave të sipërcituar të jetë e inventarizuar dhe e nënshkruar nga kandidati.
Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave bëhet pranë Zyrës me një Ndalesë në Bashkinë Shkodër brenda dates 26 Shtator 2024 .
1.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Bashkia Shkodër në respektim të afatit ligjor do të shpallë në faqen zyrtare të internetit të Bashkisë Shkodër dhe në portalin e “Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht (nëpërmjet adresës së e-mail në jetëshkrimin e dorëzuar), për shkaqet e moskualifikimit.
Kandidatët, të cilët rezultojnë të pakualifikuar, brenda 3 (tri) ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual, paraqesin ankesat me shkrim pranë njësisë përgjegjëse.
1.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA
Kandidatët do të testohen sipas fushave në lidhje me:
-Njohuri për ligjin nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore ” i ndryshuar;
-Njohuri për ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar;
-Njohuri për ligjin nr.9131 dt. 08.06.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
-Njohuri për ligjin nr.93/2015, datë 27.07.2015“Për Turizmin” i ndryshuar,
-Njohuri për ligjin nr. 27/2018, datë 17.05.2018 “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”
-Njohuri për VKM Nr. 22, datë 12.1.2018 “Për miratimin e kritereve e të procedurave për certifikimin e veprimtarisë së agroturizmit dhe ndërtimin e strukturave/objekteve në funksion të tij”
-Njohuri për VKM nr. 171, datë 27.3.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullores ‘për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit’”, i ndryshuar.
1.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:
Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer.
Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b – Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c – Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën;
Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.
1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Shkodër do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin e “Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail)
- NGRITJA NË DETYRË
Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë vetëm nëpunësit civilë të një kategorie paraardhëse (vetëm një kategori më e ulët), të punësuar në të njëjtin apo në një institucion tjetër të shërbimit civil, që plotësojnë kushtet për ngritjen në detyrë dhe kërkesat e veçanta për vendin lirë.
2.1. KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E NGRITJES NË DETYRË DHE KRITERET E VEÇANTA
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e ngritjes në detyrë janë:
a – Të jetë nëpunës civil i konfirmuar në kategorinë III-a;
b – Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
c – Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
- Të ketë minimalisht diplomë të nivelit “Master i shkencave” apo “Master profesional”, të përftuar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 (dy) vite akademike në Shkencat Ekonomike dega Turizëm.
- Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi.
- Preferohet të kenë të paktën 3 vite përvojë pune në profesion;
2.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
-Kërkesë për punësim;
-Jetëshkrim i përditësuar, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike dhe adresën postare;
-Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
-Çertifikatë personale;
-Çertifikatë familjare;
-Fotokopje të diplomës dhe suplementit/listës së notave (Bachelor dhe Master);
-Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
-Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
-Vërtetim të gjendjes gjyqësore/Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
-Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
-Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi;
-Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetë shkrimin tuaj;
-Lista e dokumentave të sipërcituar të jetë e inventarizuar dhe e nënshkruar nga kandidati.
Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave bëhet pranë Zyrës me një Ndalesë në Bashkinë Shkodër brenda datës 01 Tetor 2024 .
2.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Bashkia Shkodër në respektim të afatit ligjor do të shpallë në faqen zyrtare të internetit të Bashkisë Shkodër dhe në portalin e “Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e ngritjes në detyrë, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e ngritjes në detyrë dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht (nëpërmjet adresës së e-mail) për shkaqet e moskualifikimit.
Kandidatët e pakualifikuar kanë të drejtë të paraqesin ankesat brenda 5 (pesë) ditëve nga data e njoftimit.
2.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA
Kandidatët do të testohen me shkrim në lidhje me:
-Njohuri për ligjin nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore ” i ndryshuar;
-Njohuri për ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar;
-Njohuri për ligjin nr.9131 dt. 08.06.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
-Njohuri për ligjin nr.93/2015, datë 27.07.2015“Për Turizmin” i ndryshuar,
-Njohuri për ligjin nr. 27/2018, datë 17.05.2018 “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”
-Njohuri për VKM Nr. 22, datë 12.1.2018 “Për miratimin e kritereve e të procedurave për certifikimin e veprimtarisë së agroturizmit dhe ndërtimin e strukturave/objekteve në funksion të tij”
-Njohuri për VKM nr. 171, datë 27.3.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullores ‘për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit’”, i ndryshuar.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
2.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura
me fushën, deri në 20 pikë;
b- Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;
c- Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 40 pikë.
2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Shkodër do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës jofitues në këtë proçedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike, për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).
3 PRANIM NGA JASHTË SHËRBIMIT CIVIL
Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë, rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit nga jashtë shërbimit civil.
3.1 KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT NGA JASHTË DHE KRITERET E VEÇANTA
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e ngritjes në detyrë janë:
- Të jetë shtetas shqiptar;
2.Të ketë zotësi të plotë për të vepruar ;
3.Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
4.Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
5.Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtjeje penale me dashje;
6.Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas këtij ligji.
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
7.Të ketë minimalisht diplomë të nivelit “Master i shkencave” apo“ Master profesional”, të përftuar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 (dy) vite akademike në Shkencat Ekonomike dega Turizëm.
8.Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi.
9.Preferohet të kenë të paktën 5 vite përvojë pune në profesion;
3.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
-Kërkesë për punësim;
-Jetëshkrim i përditësuar, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike dhe adresën postare;
-Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
-Çertifikatë personale;
-Çertifikatë familjare;
-Fotokopje të diplomës dhe suplementit/listës së notave (Bachelor dhe Master);
-Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
-Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
-Vërtetim të gjendjes gjyqësore/Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
-Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
-Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi;
-Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetë shkrimin tuaj;
-Lista e dokumentave të sipërcituar të jetë e inventarizuar dhe e nënshkruar nga kandidati.
Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave bëhet pranë Zyrës me një Ndalesë në Bashkinë Shkodër brenda datës 01 Tetor 2024.
3.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Bashkia Shkodër në respektim të afatit ligjor do të shpallë në faqen zyrtare të internetit të Bashkisë Shkodër dhe në portalin e “Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e ngritjes në detyrë, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e ngritjes në detyrë dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht (nëpërmjet adresës së e-mail) për shkaqet e moskualifikimit.
Kandidatët e pakualifikuar kanë të drejtë të paraqesin ankesat brenda 5 (pesë ) ditëve nga data e njoftimit.
3.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA
Kandidatët do të testohen me shkrim në lidhje me:
-Njohuri për ligjin nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore ” i ndryshuar;
-Njohuri për ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar;
-Njohuri për ligjin nr.9131 dt. 08.06.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
-Njohuri për ligjin nr.93/2015, datë 27.07.2015“Për Turizmin” i ndryshuar,
-Njohuri për ligjin nr. 27/2018, datë 17.05.2018 “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”
-Njohuri për VKM Nr. 22, datë 12.1.2018 “Për miratimin e kritereve e të procedurave për certifikimin e veprimtarisë së agroturizmit dhe ndërtimin e strukturave/objekteve në funksion të tij”
-Njohuri për VKM nr. 171, datë 27.3.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullores ‘për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit’”, i ndryshuar.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
3.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura
me fushën, deri në 20 pikë;
b- Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;
c- Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre
për karrierën, deri në 40 pikë.
3.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Shkodër do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës jofitues në këtë proçedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike , për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).
Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e ngritjes në detyrë, do të marrin informacion në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër,për fazat e mëtejshme të procedurës.
- për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak,
- datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;
Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër.