NJOFTIM PËR QYTETARËT DHE BIZNESET

Në zbatim të Ligjit nr. 86/2025 dhe Udhëzimit të Ministrisë së Financave, qytetarët dhe bizneset debitore mund të përfitojnë nga fshirja ose lehtësimi i detyrimeve të taksave dhe tarifave vendore.

DETYRIMET DERI MË 31 DHJETOR 2014

  • Fshihen/shuhen plotësisht .
  • Nuk kërkohet pagesë apo aplikim.

DETYRIMET PËR PERIUDHËN 2015 – 2019

Përfitoni:

  • Falje të plotë të gjobave dhe kamatëvonesave.
  • Falje të pjesshme të principalit sipas dy alternativave:

Alternativa 1
Paguhen 50% e principalit deri më 30 Qershor 2026.

Alternativa 2
Paguhen 75% e principalit deri më 31 Dhjetor 2026.

DETYRIMET PËR PERIUDHËN 2020 – 2024

  • Paguhen 100% e principalit deri më 31 Dhjetor 2026.
  • Më pas falen të gjitha gjobat dhe kamatëvonesat.

KUJDES

*Për të gjitha fashat,përfituesit duhet të sjellin vërtetim nga Gjykata e Rrethit që nuk ështe në proces gjygjsor me Bashkinë Shkodër.

  • Viti 2025 dhe 2026 nuk përfshihen në falje.
  • Për këto detyrime vijojnë masat sipas legjislacionit në fuqi.

Taksapaguesit që përfitojnë nga fshirja/shuarja e detyrimeve, të paraqiten pranë sporteleve të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore pas datës 10 Qershor 2026.

Për asistencë:
taksat@bashkiashkoder.gov.al
ose pranë sporteleve të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore.

Lista jopërfitues Biznes vitet 2009-2024
Lista jopërfitues Familjar vitet 2009-2024
Lista përfitues Biznes vitet 2009-2024
Lista përfitues Familjar vitet 2009-2024