03.12.2019
Në mbështetje dhe zbatim të nenit 18 dhe nenit 54 shkronja “dh”, të ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, këshilli bashkiak Shkodër, njofton zhvillimin e seancës së këshillimit me publikun, për diskutimin e dokumentit:
Projekt-Vendim për miratimin e buxhetit të vitit 2020 të Bashkisë Shkodër Takimi do të zhvillohet:
Në sallën e mbledhjeve të këshillit bashkiak, në bashkinë Shkodër, ditën e martë, datë 10 Dhjetor, ora 12:00
Bashkëngjitur mund të konsultoheni me materialin.
Matrica e Projekt Buxhetit Afatmesëm 2020-2022
Projekt-Vendimi i Paketes Fiskale 2020
Sugjerimet, komentet, mund të dërgohen edhe me email në adresën: keshillibashkiak@bashkiashkoder.gov.al
Jeni të ftuar të merrni pjesë.
Duke ju falenderuar,
Sekretari i Këshillit të Bashkisë Shkodër
Denis Lesha