NJOFTIM për Këshillim me Publikun

25.08.2017

Në mbështetje dhe zbatim të nenit 18 dhe nenit 54 shkronja “e” të ligjit Nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore,” Këshilli Bashkiak Shkodër njofton zhvillimin e seancave të këshillimit me publikun për diskutimin e projekt akteve:

  1. Për dhënien me qira të një zyre shërbimi në godinën e njësisë administrative Guri I Zi, me sipërfaqe prej 12 m2 për Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Shkodër, për shërbime në lidhje me sigurimet shoqërore.
  2. Për dhënien me qira të sipërfaqeve të fondit pyjor/kullosor për vendosjen e antenave të telefonisë celulare Telekom Albania (ish AMC), përkatësisht në Drisht-Postrribë; Sheldi-Guri i Zi dhe Kir-Pult.
  3. Për dhënien pëlqimi për dhënien me qira të pasurisë ekonomia pyjore Sheldi- njësia administrative Guri i Zi.
  4. Për dhënien me qira të një ambiente në Rr. 28 Nentori, me sipërfaqe prej 7.5 m2 për subjektin “Tirana Bank” për tu përdorur për shërbimin e një bankomati (ATM).

Takimet do të zhvillohen:

në qendrën komunitare njësia administrative Guri i Zi, ditën e Enjte, datë 24 Gusht 2017 ora 11:00;
në sallën e këshillit bashkiak Shkodër, ditën e Enjte, datë 24 Gusht 2017 ora 18:00.

Materialin mund ta konsultoni online në faqen e internetit të Bashkisë Shkodër: www.bashkiashkoder.gov.al

Shkarko Njoftimin e Bashkisë Shkodër
Shkarko Njoftimin e Këshillit të Bashkisë Shkodër
Procesverbali i Konsultimit Publik

Jeni të ftuar të merrni pjesë.
Duke ju falenderuar
BASHKIA SHKODËR