Bashkia ShkodĂ«r shpall thirrjen e hapur âSkemĂ« granti pĂ«r bizneset inovativeâ, e financuar nga burime publike, pĂ«r dorĂ«zimin e aplikimeve pĂ«r grante.
- Qëllimi i Thirrjes
Qëllimi i kësaj thirrje është të mbështesë plane të qëndrueshme biznesi të krijuara nga sipërmarrësit aspirantë dhe zhvillimin e bizneseve ekzistuese, të cilat synojnë të shndërrohen në biznese inovative përmes zbatimit të ideve, produkteve, shërbimeve apo proceseve inovative, të cilat rrisin konkurrueshmërisë dhe qëndrueshmërisë në treg.
Skema do të zbatohet në të gjithë territorin e Bashkisë Shkodër.
- Mbështetja e Skemës
Skema e granteve synon tĂ« mbĂ«shtesĂ« sipĂ«rmarrĂ«sit aspirantĂ« nĂ« zhvillimin e ideve tĂ« biznesit tĂ« suksesshme dhe testimin e tyre pĂ«r tĂ« tejkaluar vĂ«shtirĂ«sitĂ« e ndryshme tĂ« tregut. PĂ«r kĂ«tĂ« qĂ«llim, Bashkia ShkodĂ«r do tĂ« organizojĂ« takime informuese (âditĂ« tĂ« hapuraâ) me tĂ« gjithĂ« individĂ«t e interesuar ku do tĂ« informohen nĂ« detaje rreth thirrjes sĂ« shpallur, mĂ«nyrĂ«s sĂ« aplikimit, kriteret, etj.
- Aplikantët e Pranueshëm
Aplikantët e pranueshëm për këtë Thirrje janë shtetas shqiptarë mbi moshën 18 vjeç, banues në Bashkinë Shkodër, të cilët kanë një ide biznesi ose kanë një biznes ekzistues dhe synojnë ta shndërrojnë atë në një biznes inovativ.
Thirrja është e hapur për këto kategori:
Sipërmarrësit Aspirantë: Individë që kanë ide për të filluar një biznes të ri dhe kërkojnë mbështetje për të realizuar këto ide.
Bizneset ekzistuese: Biznese ekzistuese me qarkullim vjetor †8,000,000 lekë/vit që kërkojnë të zgjerohen, të modernizohen ose të implementojnë praktika të qëndrueshme dhe inovative.
Aplikantët mund të marrin pjesë në thirrje vetëm me 1 (një) ide biznesi.
- Aktivitete biznesi të pranueshme
Aktivitetet e pranueshme për biznes janë nga sektorët e mëposhtëm, përkatësisht:
- IT;
- Inteligjencë artificiale;
- Turizëm/ Agroturizëm;
- Mjedis;
- Energji e rinovueshme;
- Shërbime/Prodhim;
- Artizanat;
- Marketing;
- Teknologjia e informacionit dhe zhvillimit.
5. Mbështetje financiare
Efektet financiare do tĂ« pĂ«rballohen nga buxheti i miratuar çdo vit pĂ«r BashkinĂ« ShkodĂ«r pĂ«r thirrjen âSkemĂ« granti pĂ«r bizneset inovativeâ.
Efektet financiare do tĂ« pĂ«rballohen nga buxheti i miratuar çdo vit pĂ«r BashkinĂ« ShkodĂ«r pĂ«r thirrjen âSkemĂ« granti pĂ«r bizneset inovativeâ.
Fondi total i Skemës së Granteve është 5,000,000 lekë, dhe financohet plotësisht nga Bashkia Shkodër.
Granti për aplikim: Aplikimet që plotësojnë kriteret e kësaj skeme janë ato që kërkojnë një buxhet deri në 500,000 lekë.
Aplikantët e përzgjedhur duhet të bashkëfinancojnë 20% të shumës së grantit por mund të planifikojnë edhe financime të tjera shtesë duke përdorur instrumente financiare (kredi, dhënie me qira, grante, etj.) të disponueshme në Shqipëri përmes institucioneve financiare ose projekteve të financuara nga donatorë, ose financat e veta. Ky burim financimi duhet të përfshihet në planin e biznesit dhe do të jetë subjekt i vlerësimit.
6. Si të Aplikoni
Të gjithë Formularët e plotësuar të Aplikimit do të dorëzohen në Sektorin e Z1N në Bashki në tre kopje origjinale dhe nje kopje eletronike në CD/USB. Aplikantët janë të detyruar që të dorëzojnë të gjithë dokumentacionin e kërkuar sipas fazave të përcaktuara në Udhëziesin e aplikimit.
Afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit në Fazën e I është data 22/05/2026 ora 16:00.
Dokumentacioni i cili duhet dorëzuar për aplikim në Fazën e I-rë është:
Faza e 1: Dorëzimi i aplikimit të ideve të biznesit;
- Formulari i aplikimit për ide biznesisipas modelit të kërkuar;
- Kopja e kartës së identitetit të Aplikantit;
- Dokumenti i regjistrimit në organin tatimor (NIPT), për bizneset ekzistuese;
- Vertetim xhiro për 3 vitet e kaluara nga e-albania për bizneset ekzistuese;
- Vërtetim për saktësim adrese.
Vetëm aplikimet të cilët kanë kaluar fazën e I-rë, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm për fazën e II-të:
- Plani i Biznesit dhe Financimit sipas modelit të kërkuar;
- Dorëzimi i pasqyrave financiare (bilanci) për dy vitet e fundit të aktivitetit të biznesit;
- Ăertifikime/patenta, apo dokumente tĂ« tjerĂ« suportues tĂ« cilĂ«t vĂ«rtetojnĂ« elementin inovativ pĂ«rbĂ«jnĂ« prioritet; (NĂ«se kanĂ«;)
- Vërtetim nga Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore nëse aplikanti nuk ka detyrime financiare ndaj këtij institucioni; (për aplikantët të cilët kanë biznes ekzistues);
- Dëshmi penaliteti e aplikuesit, lëshuar gjatë muajit të hapjes së thirrjes;
Afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit në Fazën e II është data 26/06/2026 ora 16:00.
TĂ« gjithĂ« aplikantĂ«t duhet tâi qĂ«ndrojnĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« rigoroze formatit tĂ« aplikimit dhe formateve tĂ« bashkĂ«ngjitura nĂ« kĂ«tĂ« udhĂ«zim.
Ădo aplikim qĂ« merret pas datĂ«s sĂ« shpallur tĂ« mbylljes do tĂ« quhet i pavlefshĂ«m.
Ădo aplikant mund tĂ« aplikojĂ« me vetĂ«m njĂ« ide pĂ«r biznes
Informacione të tjera
Paketa e plotë e aplikimit dhe informacione shtesë mund të gjenden në adresën www.bashkiashkoder.gov.al
Për më shumë informacion, ju lutem kontaktoni në Drejtorinë e Planifikimit Strategjik dhe Përmirësimit të Klimës së Biznesit nëpërmjet adresës së e-mail: planifikimistrategjik@bashkiashkoder.gov.al
Dita e hapur do të organizohet me datë 4 maj, ora 11:00 pranë ambjenteve të Bashkisë Shkodër.
Për shkarkimin e dokumentacionit të nevojshëm, ju lutem klikoni si më poshtë:
Aneksi 1 â Thirrje e Hapur
Aneksi 2 â Njoftimi i Takimeve Informuese
Aneksi 3 â Formulari i Aplikimit â Faza I
Aneksi 4 â Deklarata e PlotĂ«simit tĂ« Kritereve â Faza I
Aneksi 5 â Tabela e VlerĂ«simit
Aneksi 6 â Formulari pĂ«r Plan Biznesi â Faza II
Aneksi 7 â Plani Financiar- Faza II
Aneksi 8 â UdhĂ«zues i Aplikimit
