Në zbatim të ligjit nr. 111/2017 “Рër Ndihmën Juridike të Garantuar nga Shteti”, Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, Urdhrit të Kryeministrit nr.47, datë 13 03 2025 “Për disa ndryshime dhe shtesa në urdhrin n 21. date 01 03 2023 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas”, Drejtoria e Ndihmës Jurdike Falas shipall procedurën e rekrutimit për vendet e lira si më poshtë vijon:
- Punonjës me trajnim të posaçëm, Qendra e Shërbimit té Ndihmës Juridike Parësore Kavajë (1 pozicion)
Kategoria e pagës: IV 2
Vendndodhja:
Qendra: Kavajë
Vendndodhja: Pranë ish Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Kavajë
Lloji i punës: Punë me kohë të plotë.
Kohëzgjatja e kontratës: Kontratë me kohëzgjatje 1 vit, me të drejtë rinovimi.
2. Punonjës me trajnim të posaçëm, Qendra e Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore Lushnje (1 pozicion)
Kategoria e pagës: IV-2
Vendndodhja:
Qendra: Lushnje
Vendndodhja: Në ambjentet e Njësisë Administrative nr. 1, përballë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë dhe Prokurorisë Lushnje
Lloji i punës: Punë me kohë të plotë.
Kohëzgjatja e kontratës: Kontratë me kohëzgjatje 1 vit, me té drejtë rinovimi.
3. Punonjës me trajnim të posaçëm, Qendra e Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore Shkodër (1 pozicion)
Kategoria e pagës: IV-2
Vendndodhja:
Qendra: Shkodër
Vendndodhja: Rruga “Don Bosko”, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit Pérgjithshém Shkodér
Lloji i punës: Punë me kohë të plotë.
Kohëzgjatja e kontratës: Kontratë me kohëzgjatje 1 vit, me të drejtë rinovimi.
4. Punonjës me trajnim të posaçëm, Qendra e Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore Pukë (1 pozicion)
Kategoria e pagës: IV-2
Vendndodhja:
Qendra: Pukë
Vendndodhja: Pranë ish Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Pukë
Lloji i punës: Punë me kohë të plotë.
Kohëzgjatja e kontratës: Kontratë me kohëzgjatje 1 vit, me të drejtë rinovimi
5. Punonjës me trajnim të posaçëm, Qendra e Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore Pogradec (1 pozicion)
Kategoria e pagës: IV-2
Vendndodhja:
Qendra: Pogradec
Vendndodhja: Pogradec Pranë ish Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec
Lloji i punës: Punë me kohë të plotë.
Kohëzgjatja e kontratës: Kontratë me afat të përcaktuar deri në rikthimin nga leja e lindjes së
punonjëses aktuale.
Qendra e Ofrimit Shërbimit të Ndihmės Juridike Parësore
Qendra (Qendra e ofrimit të shërbimit të ndihmës juridike parësore) është një njësi e specializuar për
dhënien e ndihmës juridike parësore, e organizuar si “njësi e drejtpërdrejtë e ofrimit të shërbimeve”,
sipas legjislacionit në fuqi për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore, e cila ofron
shërbime të ndihmës juridike falas duke gatantuai akses të barabartë në drejtësi pëi të gjitlhë qytetarët.
Kërkesa të posaçme
Kualifikime: Specialist (Jurist-Qendra) pranë qendrave është punonjësi i diplomuar nga një program i ciklit të dytë të studimeve në drejtësi (master shkencor ose profesional), sipas legjislacionit
në fuqi për arsimin e lartë dhe që i është nënshtruar një trajnimi të posaçëm, i cili ofron ndihmë juridike parësore në qendrat e shërbimit të ndihmës juridike parësore.
Eksperienca: Jo më pak se 1 (një) vit eksperiencë në punë si jurist/avokat.
Detyrat Kryesore
Specialist (Jurist-Qendra) i qendrës jep ndihmën juridike parësore nëpërmjet:
- Dhënies së informacioneve në lidhje me sistemin ligjor të Republikës së Shqipërisë, aktet normative në fuqi, të drejtat dhe detyrimet e subjekteve të ligjit dhe metodat për ushtrimin e këtyre të drejtave në procesin gjyqësor dhe në atë jashtëgjyqësor.
- Dhënies së këshillimit mbi mënyrat dhe mundësitë e zgjidhjes së një çështjeje konkrete juridike.
- Dhënies së këshillimit mbi procedurat e ndërmjetësimit dhe zgjidhjeve alternative të mosmarrëveshjeve (ndërmjetësim, arbitrazh).
- Dhënies së ndihmës në hartimin dhe përpilimin e dokumenteve të nevojshme për të vënë në lëvizje administratën shtetërore ose për të kërkuar ndihmë juridike dytësore:
- Përfaqësimit përpara organeve administrative;
- Dhënies në të gjitha formave të tjera të mbështetjes së nevojshme juridike që nuk përbëjnë ndihmë juridike dytësore.
Specialist (Jurist-Qendra), ofrues i shërbimit të ndihmës juridike parësore, detyrohet:
a) Të asistojë çdo person që drejtohet pranë Qendrës me një kërkesë për ndihmë juridike.
b) Të ndihmojë kërkuesin e ndihmës juridike që të plotësojë formularin për kërkimin e ndihmës juridike parësore; dytësore si dhe përjashtimin nga tarifat dhe shpenzimet gjyqësore;
c) Të ofrojë shërbimin e ndihmës juridike me cilësi sipas standardeve të përcaktuara nga Ministri i Drejtësisë me Udhëzimin e miratuar “Për kriteret dhe metodologjinë e vlerësimit të cilësisë në
ofrimin e ndihmës juridike”;
d) Të raportojë çdo muaj ose me kërkesë të Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas lidhur me rastet dhe ecuritë e ofrimit të shërbimit të ndihmës juridike, duke i bashkëlidhur edhe dokumentacionin përkatës
që provon kryerjen e shërbineve të ofruara sipas përcaktimeve të Udhëzimit nr. 1/2019, të Ministrit të Drejtësisë;
e) Te bashkëpunojë me Drejtorinë e Ndihmës Juridike Falas pëi promovimin e sistemit të ndihmës juridike parësore përmes zhvillimit të aktiviteteve ndërgjegjësuese/edukimit ligjor të publikut:
1) Të bashkëpunojë ne ofiuesit e tjerë të shërbimit të ndihmës juridıke parësore në kuadër të referimit lë rasteve për ndihmë juridike,
g) Të respektojë etikën dhe komunikimin me qytetarët që drejtohen pranë Qendrës;
h) Të kryejë shërbimin e plotë të ndlihmës jutidike dhe të mos heqë dorë nga ofiimi i shërbimit përveç rasteve të konfliktit të interesit apo për shkaqe të tjera të arsyeshme. Nëse ka shkaqe për mosofrim
ose ndërprerje të shërblmit, ai njofton menjëherë Drejtorinë e Ndihmës Juridike falas, e cila merr masa për një ofertues altetnativ pët çdo rast.
i) Të kryejë të gjitha detyrat e tjera të përcaktuara në ligj dhe aktet nënligjore në fuqi.
Aftësi të tjera
Të ketë aftësi analitike;
Të jetë i aftë të marrë vendime dhe të menaxhojë situata të paparashikuara;
Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe prezantuese.
Fusha e Njohurive
Të ketë njohuri të thelluara mbi sistemin e ndihmës juridike të garantuar nga shteti, Ligjin nr.111/2017, kushtet dhe kërkesat e ligjit për të përfituar nga shërbimet e ndihmës juridike falas;
Të ketë njohuri të plota teorike dhe praktike mbi legjislacionin dhe të drejtën civile, penale dhe administrative.
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat (në format të njehsuar me origjinalin) si më poshtë:
- Kërkesë për pozicionin,
- Jetëshkrim i aplikantit (CV, sipas formatit të europass):
- Diplomë (përfshirë edhe diplomën bachelor);
- Librezë pune (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton dokumentet e përmendura në jetëshkrimin tuaj
(certifikata; trajnime; gjuhë e huaj; aftësi kompjuterike; artikuj shkencorë etj.)
Dokumentat duhet të dorëzohen me postë në Zyrat e Drejtorisë së Ndihmës Juridike
Falas brenda datës 15.04.2026.
Mos përcjellja e dokumentacionit të kërkuar pas sjell skualifikimin.
Adresa: Drejtotia e Ndihmës Juridike Falas, Rruga “Jordan Misja”, Njësia Bashkiake nr. 9, Godina nr. 3. Tiranë
