Njoftim – Për thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak

Në mbështetje të ligjit Nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar dhe rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Shkodër”, miratuar me Vendimin Nr.60, datë 28.12.2020, njoftoj thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Shkodër, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak ditën Premte datë 27.02.2026 ora 15:00 , me rend dite si më poshtë:

Miratimi i Procesverbalit të Mbledhjes së kaluar të Këshillit Bashkiak datë, 26.01.2026 sipas ligjit Nr.8480 datë, 27.05.1999 “Për funksionimin e organeve kolegjiale të administratës shtetërore dhe enteve publike”, neni 16 pika 2.

  1. Projektvendim: “Për përdorimin e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike (deri në 6%) për muajin Janar 2026”.
  2. Projektvendim:“Mbi dhënien e ndihmës financiare për dëmet e shkaktuara nga zjarri”.
  3. Projektvendim:“Për zgjedhjen e përfaqësuesve të Këshillit Bashkiak Shkodër në Këshillit e Qarkut Shkodër”.
  4. Projektvendim:“Për në ndryshim në VKB nr.54 datë 30.09.2024 “Për miratimin e nivelit të pagave të funksionarëve të zgjedhur ose të emëruar, të nënpunësve civilë e të punonjësve administrativë të Bashkisë Shkodër dhe institucioneve të varësisë”.
  5. Projektvendim:“Për miratimin e raportit të vlerësimeve dhe parashikimeve afatmesme të të ardhurave të Bashkisë Shkodër për vitet 2027-2029”.
  6. Projektvendim:“Për miratimin e shtesës së planit në buxhetin e Bashkisë Shkodër, të miratuar me VKB nr. 84, datë 18.12.2025,“Për miratimin e buxhetit të vitit 2026 dhe programit buxhetor 2026-2028”, si dhe për përcaktimin e destinacionit të përdorimit të fondeve të akorduara të grantit të bazuar në performancë për vitin 2025.
  7. Projektvendim:“Për miratim shtesë plani në buxhetin e Bashkisë Shkodër të miratuar me VKB nr. 84 datë 18.12.2025 “Për miratimin e buxhetit të vitit 2026 dhe Programit Buxhetor Afatmesëm Përfundimtar 2026-2028 të Bashkisë Shkodër”, projekti ‘Shtëpia që ndërton të ardhmen – Rikonstruksion i Shtëpisë së Fëmijës (6-15 vjeç).
  8. Projektvendim:“Për miratimin e Udhëzuesit të Aplikimit “Për zbatimin e skemës së granteve për biznese inovative, 2026 – 2028”.
  9. Projektvendim:“Për disa ndryshime dhe shtesa në VKB nr.1, datë 22.01.2016 “Për taksat e tarifat vendore në Bashkinë Shkodër”, të ndryshuar.
  10. Projektvendim: “ Për një ndryshim në VKB nr.18 datë 20.07.2023 “Për dhënie pëlqimi për dhënie me qira të ekonomisë pyjore “Pruemos Sheldi”, Nësia administrative Gur i Zi, fshati Sheldi, ngastra 104, për aktivitetin instalim të shtyllës erëmatëse për studimin e erës, aerogjeneratorë, për një periudhë 12 muaj për shoqërinë “Voltalia Albanie” i ndryshuar.
  11. Projektvendim:“Për miratimin e planit lokal të veprimit për zbutjen dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike 2026-2036”.
  12. Diskutime jashtë rendit të ditës.

Grafiku i mbledhjeve të komisioneve

Nr.KomisioneDitaDataOra
1.Komisioni i Shërbimeve Sociale dhe StrehimitE Martë24.02.202611:00
2.Komisioni i Rendit Publik dhe Mbrojtjes CivileE Martë24.02.202611:30
3.Komisioni i Bujqësisë, Pyjeve dhe Menaxhimit të Ujrave dhe Mbrojtjes së Mjedisit.E Martë24.02.202612:00
4.Komisioni i Ҫështjeve LigjoreE Martë24.02.202613:00
5.Komisioni i Financave, Buxhetit dhe Aseteve Publike/Komisioni i Kontrollit FinanciarE Martë24.02.202613:30

Njoftimi.