Në mbështetje të ligjit Nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar dhe rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Shkodër”, miratuar me Vendimin Nr.60, datë 28.12.2020, njoftoj thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Shkodër, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak ditën e Enjte datë 27.11.2025 ora 17:00 , me rend dite si më poshtë:
- Projektvendim: “Për përdorimin e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike (deri në 6%) për muajin Tetor 2025”.
- Projektvendim: “Për plotësimin e vakancës dhe dhënien e mandatit të anëtarit të Këshillit Bashkiak, Z.Sead Jusha”.
- Projektvendim: “Për deklarimin e mbarimit para kohe të mandatit të këshilltares bashkiake Znj.Bledianë Osja”.
- Projektvendim: “Për miratimin e planit të lëvizshmërisë së qëndrueshme urbane për Shkodrën ”.
- Projektvendim: “Për disa ndryshime dhe shtesa në VKB nr.1, datë 22.01.2025 “Për Taksat dhe Tarifat vendore në Bashkinë Shkodër ”, i ndryshuar
- Projektvendim: “Për miratimin e planit të mbarështimit të pyjeve dhe kullotave të ekonomisë pyjore” “Rosek Drisht ” dhe “Drin Gjadër Kir”, Bashkia Shkodër
- Projektvendim: “Për dhënien e dakordësisë për vijimin e procedurave për heqjen nga Fondi Pyjor Kombëtar të sipërfaqes pyjore në pronësi private të Z. Ded Kaci, zhvillues shoqëria “Star Plus”shpk brenda territorit të Bashkisë Shkodër”.
- Projektvendim: “Për miratimin e zbatimit të projektit Arti për Europën (ARTE), në kuadër të programit CERV – Network of Town”.
- Projektvendim: “Për një ndryshim në VKB nr.69, datë 30.10.2017 “Pë miratimin e memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara dhe Bashkisë Shkodër si dhe metodologjinë LOD për financimin e organizatave të shoqërisë civile”.
- Projektvendim: “Për strehim emergjent të familjes L.Selja dhe T.Gomila në njësitë e banimit tek banesat sociale me qira pranë ish Konviktit të Veterinares”.
- Projektvendim:“Mbi dhënien e ndihmës financiare për dëmet e shkaktuara nga zjarri”.
12.Diskutime jashtë rendit të ditës.
Grafiku i mbledhjeve të komisioneve
| Nr. | Komisione | Dita | Data | Ora |
| 1. | Komisioni i Mandateve dhe Rregullores | E Premte | 21.11.2025 | 10:00 |
| 2. | Komisioni i Shërbimeve Sociale dhe Strehimit | E Martë | 25.11.2025 | 10:00 |
| 3. | Komisioni i Çështjeve Ligjore. | E Martë | 25.11.2025 | 10:30 |
| 4. | Komisioni i Bujqësise, Pyjeve dhe Manaxhimit të Ujërave Dhe Mbrojtjes së Mjedisit | E Martë | 25.11.2025 | 11:00 |
| 5. | Komisioni i Financave, Buxhetit dhe Aseteve Publike / Komisioni i Kontrollit Financiar | E Martë | 25.11.2025 | 12:00 |
| 6. | Komisioni i Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit | E Martë | 25.11.2025 | 12:30 |
