Në mbështetje të ligjit Nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar dhe rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Shkodër”, miratuar me Vendimin Nr.60, datë 28.12.2020, njoftoj thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Shkodër, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak ditën e Premte datë 31.10.2025 ora 17:00 , me rend dite si më poshtë:
Miratimi i Procesverbalit të Mbledhjes së kaluar të Këshillit Bashkiak datë, 25.09.2025 sipas ligjit Nr.8480 datë, 27.05.1999 “Për funksionimin e organeve kolegjiale të administratës shtetërore dhe enteve publike”, neni 16 pika 2.
- Projektvendim: “Për përdorimin e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike (deri në 6%) për muajin Shtator 2025”.
- Projektvendim: “Për miratimin e vlerës maksimale të subvencionimit të qirasë dhe të nivelit të qirasë mesatare në treg të lirë për vitin 2025”.
- Projektvendim: “Për miratimin shtesë plani në buxhetin e Bashkisë Shkodër të miratuar në VKB nr.76 datë 19.12.2024 “Për miratimin e buxhetit të vitit 2025 dhe programit buxhetor afatmesëm përfundimtar 2025-2027 të Bashkisë Shkodër ”, i ndryshuar”.
- Projektvendim: “Për një ndryshim në VKB nr.76 datë 19.12.2024 “Për miratimin e buxhetit të vitit 2025 dhe programit buxhetor afatmesëm përfundimtar 2025-2027 të Bashkisë Shkodër ”, i ndryshuar”.
- Projektvendim: “Për miratimin shtesë plani në buxhetin e Bashkisë Shkodër të miratuar në VKB nr.76 datë 19.12.2024 “Për miratimin e buxhetit të vitit 2025 dhe programit buxhetor afatmesëm përfundimtar 2025-2027 të Bashkisë Shkodër ”, i ndryshuar”.
- Projektvendim: “Për miratimin e kritereve dhe procedurave të përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Vendor të Rinisë, si dhe mënyrës së organizimit dhe të funksionimit të tij në Bashkinë Shkodër”.
- Projektvendim:“Mbi dhënien e ndihmës financiare për dëmet e shkaktuara nga zjarri”.
- Diskutime jashtë rendit të ditës.
Grafiku i mbledhjeve të komisioneve
| Nr. | Komisione | Dita | Data | Ora |
| 1. | Komisioni i Shërbimeve Sociale dhe Strehimit. | E Mërkurë | 29.10.2025 | 11:00 |
| 2. | Komisioni i Rendit Publik dhe Mbrojtjes Civile. | E Mërkurë | 29.10.2025 | 11:30 |
| 3. | Komisioni i Çështjeve Ligjore. | E Mërkurë | 29.10.2025 | 12:00 |
| 4. | Komisioni i Financave, Buxhetit dhe Aseteve Publike / Komisioni i Kontrollit Financiar | E Mërkurë | 29.10.2025 | 12:30 |
