Njoftim për thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak

Në mbështetje të ligjit Nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar dhe rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Shkodër”, miratuar me Vendimin Nr.60, datë 28.12.2020, njoftoj thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Shkodër, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak ditën e Mërkurë datë 07 Maj ora 17:00 , me rend dite si më poshtë:

Miratimi i Procesverbalit të Mbledhjes së kaluar të Këshillit Bashkiak datë, 08.04.2025 sipas ligjit Nr.8480 datë, 27.05.1999 “Për funksionimin e organeve kolegjiale të administratës shtetërore dhe enteve publike”, neni 16 pika 2.

  1. Projektvendim: “Për miratimin e marrëveshjes së bashkëpunimit tip ndërmjet Bashkisë Shkodër dhe distributorëve vendas dhe të huaj për shfaqjen e prodhimeve audiovizuale në Kinema “Republika”.
  2. Projektvendim: “Për miratimin e kërkesës për transferim në pronësi, të pasurisë me Nr.2/170,Vol 9, faqe140, ZK 8591 nga Ministria e Financave tek Bashkia Shkodër ”.
  3. Projektvendim : “ Për dhënie pëlqimi, shtesa dhe ndryshime për shoqërinë aksionare “Bio Strajca”, në pronësi të Bashkisë Shkodër”
  4. Projektvendim: “Për dhënien e të drejtës dhe caktimin e përgjegjësisë së menaxhimit, administrimit dhe mirëmbajtjes së plazheve publike të menaxhueshme për shoqërinë aksionere në pronësi të Bashkisë Shkodër me nipt M36924003O ”.
  5. Projektvendim: “Për një shtesë në buxhetin e vitit 2025 e miratuar VKB-në nr.76 datë 19.12.2024 “Për miratimin e buxhetit të vitit 2025 dhe programit buxhetor afatmesëm përfundimtar 2025-2027 të Bashkisë Shkodër, i ndryshuar dhe detajim të fondeve sipas aktit normativ Nr.5 datë 19.12.2024 të Ministrisë së Financave”.
  6. Projektvendim: “Për miratimin e planit “Për parandalimin dhe shuarjen e zjarreve në fondin pyjor/kullosor në Bashkinë Shkodër për vitin 2025”.
  7. Projektvendim: “Për miratimin e “Planit të përbashkët të menaxhimit të rrezikut nga zjarri” në kuadër të projektit “ Bulding Smart Forests” .
  8. Projektvendim: “Për një shtesë në buxhetin e vitit 2025 e miratuar VKB-në nr.76 datë 19.12.2024 “Për miratimin e buxhetit të vitit 2025 dhe programit buxhetor afatmesëm përfundimtar 2025-2027 të Bashkisë Shkodër, i ndryshuar”.
  9. Projektvendim: “Për miratimin e raportit të vlerësimeve dhe parashikimeve afatmesme të të ardhurave të Bashkisë Shkodër për vitet 2026-2028”.
  10. Projektvendim: “Për miratimin e tavaneve përgatitore të shpenzimeve të Programit Buxhetor Afatmesëm 2026-2028 për Bashkinë Shkodër”.
  11. Projektvendim: “ Për miratimin e memorandumit të bashkëpunimit mbështetje për zhvillim 2023-2024 projekti “Bashki të forta”- Bashkia Shkodër”
  12. Diskutime jashtë rendit të ditës.

Grafiku i mbledhjeve të komisioneve

Nr.KomisioneDitaDataOra
1.Komisioni i Bujqësisë Pyjeve dhe Menaxhimit të Ujërave dhe Mbrojtjes së Mjedisit.E Hënë05.05.202510:30
2.Komisioni i Financave, Buxhetit dhe Aseteve Publike/ Komisioni i kontrollit financiarE Hënë05.05.202511:00
3.Komisioni i Ҫështjeve ligjoreE Hënë05.05.202512:00
4.Komisioni i planifikimit dhe zhvillimit të territoritE Hënë05.05.202512:30
  5.Komisioni i zhvillimit ekonomik dhe turizimitE Hënë05.05.202513:00
6.Komisioni i Kulturës dhe trashigimisëE Hënë05.05.202513:30
Njoftimi i mbledhjes.