Në mbështetje të ligjit Nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar dhe rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Shkodër”, miratuar me Vendimin Nr.60, datë 28.12.2020, njoftoj thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Shkodër, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak ditën e martë me datë 08 Prill 2025 ora 17:00 , me rend dite si më poshtë:
Miratimi i Procesverbalit të Mbledhjes së kaluar të Këshillit Bashkiak datë, 03.03.2025 sipas ligjit Nr.8480 datë, 27.05.1999 “Për funksionimin e organeve kolegjiale të administratës shtetërore dhe enteve publike”, neni 16 pika 2.
1. Projektvendim: “Për përdorimin e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike (deri në 6%) për muajin Shkurt 2025”.
2. Projektvendim: “Për përdorimin e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike (deri në 6%) për muajin Mars 2025”.
3. Projektvendim: “Për miratimin e qirasë mujore për banesat sociale me qira në administrimin e Bashkisë Shkodër për vitin 2025”.
4. Projektvendim: “Për strehimin emergjent të familjes SH.M dhe të familjes O.H në (Banesat Sociale me qira për komunitetin Rom)”.
5. Projektvendim: “Për dhënien e ndihmës financiare për dëmet e shkaktuara nga zjarri”.
6. Projektvendim: “Për miratimin e marrëveshjes së bashkëpunimit tip ndërmjet Bashkisë Shkodër dhe distributorëve vendas dhe të huaj për shfaqjen e prodhimeve audiovizuale në Kinema “Republika”.
7. Projektvendim: “Për miratimin e kërkesës për transferim në pronësi, të pasurisë me Nr.2/170,Vol 9, faqe140, ZK 8591 nga Ministria e Financave tek Bashkia Shkodër ”.
8. Projektvendim : “ Për dhënie pëlqimi, shtesa dhe ndryshime për shoqërinë aksionare “Bio Strajca”, në pronësi të Bashkisë Shkodër”
9. Projektvendim: “Për dhënien e të drejtës dhe caktimin e përgjegjësisë së menaxhimit, administrimit dhe mirëmbajtjes së plazheve publike të menaxhueshme për shoqërinë aksionere në pronësi të Bashkisë Shkodër me nipt M36924003O ”.
10. Projektvendim: “Për një shtesë në buxhetin e vitit 2025 e miratuar VKB-në nr.76 datë 19.12.2024 “Për miratimin e buxhetit të vitit 2025 dhe programit buxhetor afatmesëm përfundimtar 2025-2027 të Bashkisë Shkodër, i ndryshuar dhe detajim të fondeve sipas aktit normativ Nr.5 datë 19.12.2024 të Ministrisë së Financave”.
11. Projektvendim: “Për miratimin e planit “Për parandalimin dhe shuarjen e zjarreve në fondin pyjor/kullosor në Bashkinë Shkodër për vitin 2025”.
12. Projektvendim: “Për miratimin e “Planit të përbashkët të menaxhimit të rrezikut nga zjarri” në kuadër të projektit “ Bulding Smart Forests” .
13. Projektvendim: “Për një shtesë në buxhetin e vitit 2025 e miratuar VKB-në nr.76 datë 19.12.2024 “Për miratimin e buxhetit të vitit 2025 dhe programit buxhetor afatmesëm përfundimtar 2025-2027 të Bashkisë Shkodër, i ndryshuar”.
14. Projektvendim: “Për miratimin e raportit të vlerësimeve dhe parashikimeve afatmesme të të ardhurave të Bashkisë Shkodër për vitet 2026-2028”.
15. Projektvendim: “Për miratimin e tavaneve përgatitore të shpenzimeve të Programit Buxhetor Afatmesëm 2026-2028 për Bashkinë Shkodër”.
16. Projektvendim: “Për miratimin e raportit të monitorimit të zbatimit të buxhetit të vitit 2024 të Bashkisë Shkodër”.
17. Projektvendim: “ Për miratimin e memorandumit të bashkëpunimit mbështetje për zhvillim 2023-2024 projekti “Bashki të forta”- Bashkia Shkodër”
18. Diskutime jashtë rendit të ditës.
Grafiku i mbledhjeve të komisioneve
Nr Komisione Dita Data Ora 1 Komisioni i Shërbimeve Sociale dhe Strehimit E Premte 04.04.202 10:00 2 Komisioni i Bujqësisë Pyjeve dhe Menaxhimit të Ujërave dhe Mbrojtjes së Mjedisit E Premte 04.04.2025 10:30 3 Komisioni i Financave, Buxhetit dhe Aseteve Publike/ Komisioni i kontrollit financiar E Premte 04.04.2025 11:00 4 Komisioni i Ҫështjeve ligjore E Premte 04.04.2025 12:00 5 Komisioni i planifikimit dhe zhvillimit të territorit E Premte 04.04.2025 12:30 6 Komisioni i zhvillimit ekonomik dhe turizimit E Premte 04.04.2025 13:00 7 Komisioni i Kulturës dhe trashigimisë E Premte 04.04.2025 13:30