Në mbështetje të ligjit Nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, Rregullores
“Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Shkodër”, i ndryshuar njoftoj thirrjen e
mbledhjes së Këshillit Bashkiak Shkodër, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak ditën e
Hënë datë 3 Mars 2025 ora.17:00, me rend dite si më poshtë:
Miratimi i Procesverbalit të Mbledhjes së kaluar të Këshillit Bashkiak datë, 30.01.2025 sipas ligjit nr. 8480 datë, 2 7.05.1999 “Për funksionimin e organeve kolegjiale të administratës shtetërore dhe enteve publike”, neni 16 pika 2.
- Pr/ Vendim: “Për përdorimin e fondit shtese mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike (deri ne 6%) për muajin Janar 2025”.
- Pr/ Vendim: “Për strehimin emergjent të Znj. G. T dhe fëmijëve të mitur ne njesite e banimit tek banesat sociale me qira ( ish -Konvikti i Shkollës veterinare).
- Pr/ Vendim: “Përditësim të VKK Berdicë nr.29, datë 06.05.2008 ” Për miratimin e inventarit të pronave të paluajtshme shteterore në komunën Bërdicë” të miratuar me VK.\1 nr.895, datë 10.11.2010, ” Për miratimin e listës paraprake të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen në pronësi ose në përdorim të Komunës Bërdicë, të Qarkut të Shkodrës”, dhe inventarizimin e pasurise me nr.383 volum l,faqe 207ZK1157.
- Pr/ Vendim:”Për miratimin e Kërkesës të shoqërisë trajtimi studentave sh.a për transferimin e pasurive me nr.21204, nr.21699, ZK 8593, pasurive me nr.31733 dhe nr.31 .)
- Pr/ Vendim: “Për miratimin e kritereve dhe procedurave për licensimin e agjencive funerale/shtepi funerale (Salla pritje), ne territorin e Bashkisë Shkodër”.
- Pr/ Vendim: “Për një ndryshim në VKB nr.27 datë:01.06.2016. Për ngritjen e Këshillit artistiko-Kulturor, shpërblimin e anëtarëve të tij dhe miratimin e rregullores së financimit të projekteve kulturore, artistike, sportive, rinore dhe promovimin e territorit në bashkinë Shkodër “, të ndryshuar.
- Raporti vjetor i punës së Këshillit Bashkiak për vitin 2024.
- Diskutime jashte rendit të ditës.
Grafiku i mbledhjeve të komisioneve
Nr. | Komisione | Dita | Data | Ora |
1 | Komisioni i Shërbimeve Sociale dhe Strehimit | E Premte | 28.02.2025 | 10:00 |
2 | Komisioni i Kulturës | E Premte | 28.02.2025 | 10:30 |
3 | Komisioni i Çështjeve ligjore / Komisioni i Financave, Buxhetit dhe Aseteve Publike | E Premte | 28.02.2025 | 11:00 |
4 | Komisioni i Planifikimit të Territorit | E Premte | 28.02.2025 | 11:30 |