Ftesë e hapur

Bashkia Shkodër shpall ftesë të hapur për aktivitetin “Speed Masters”.

Përshkrimi i projektit:

Në kuadër të promovimit të sportit të atletikës në qytet për të gjitha moshat, si dhe në mbështetje të turizmit sportive, Bashkia Shkodër synon të organizojë aktivitetin Speed Masters në disiplinën e atletikës.
Aktiviteti do të jetë I hapura për të gjitha moshat, gjinitë dhe nacionalitetet pa kufizime. Të jetë pjesë e kalendarit të Federatës Shqiptare të Atletikës si dhe I akredituar nga kjo federatë, e gjithashtu do të jetë I regjistruar në IAAF (Federata Nderkombetare e Atletikës).

  1. Promovimi i një jetese të shëndetshme dhe aktive për moshat e rritura:
    Aktivitetet e atletikës për veteranë inkurajojnë pjesëmarrjen e personave në moshë të rritur në ushtrime fizike të përshtatura, duke ndihmuar në ruajtjen e shëndetit, përmirësimin e kondicionit fizik dhe mirëqenies së përgjithshme.
  2. Forcimi i lidhjeve komunitare dhe ndërgjeneratave:
    Organizimi i eventeve sportive për veteranë krijon hapësira për ndërveprim social, shkëmbim eksperiencash dhe ndërtim të një fryme bashkëpunimi e solidariteti mes pjesëmarrësve dhe komunitetit më të gjerë.
  3. Vlerësimi dhe promovimi i sportistëve veteranë:
    Ky aktivitet synon të njohë dhe vlerësojë kontributin e ish-sportistëve dhe individëve aktivë në sport ndër vite, duke u ofruar atyre një platformë për të vijuar aktivitetin sportiv dhe për të shërbyer si shembull frymëzimi për brezat më të rinj.
  4. Zhvillimi dhe përhapja e atletikës në nivel lokal dhe ndërkombëtar:
    Përmes këtij aktiviteti synohet rritja e interesit për disiplinat e atletikës, jo vetëm në nivel lokal por edhe përmes pjesëmarrjes së sportistëve nga vende të ndryshme, duke rritur cilësinë e garës dhe shkëmbimin e eksperiencave sportive.
  5. Nxitja e turizmit sportiv dhe zhvillimi ekonomik lokal:
    Duke qenë një aktivitet me karakter ndërkombëtar, ky event pritet të tërheqë sportistë, trajnerë dhe vizitorë nga vende të tjera, duke kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin e turizmit sportiv dhe rritjen e konsumit në sektorë si akomodimi, gastronomia dhe shërbimet lokale.
  6. Promovimi i qytetit në arenën ndërkombëtare:
    Organizimi i një aktiviteti ndërkombëtar të atletikës për veteranë shërben si një mundësi për të promovuar qytetin si një destinacion sportiv dhe turistik, duke rritur vizibilitetin dhe imazhin e tij në nivel rajonal dhe më gjerë.
    Duke organizuar një aktivitet të tillë, Bashkia synon të promovojë një stil jetese aktiv për të gjitha grupmoshat, të vlerësojë kontributin e sportistëve veteranë, si dhe të zhvillojë turizmin sportiv dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

Aplikimi:

  1. Kërkesa për mbështetje financiare
  2. Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
  3. Formulari i aplikimit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme);
  4. Dokumentat e subjektit aplikues (vendim gjykate, statut, akt-themelimi dhe Nipt të përditësuar dhe CV te subjektit aplikues).
  5. Vërtetim që nuk është në proces falimentimi/likujdimi ose që është me status aktiv;
  6. Vërtetim që nuk ka detyrime të papaguara nga e-albania;
  7. IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
  8. Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat e realizimit të projektit (duke shënuar donatorët përkatës nëse ka)
  9. Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
  10. Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake)
  11. Subjekti aplikues nuk duhet të ketë detyrime të papaguara vendore, detyrime të ngarkuara nga organet kompetente audituese apo detyrime të ngarkuara nga organe të tjera në favor të Bashkisë Shkodër. Mospërmbushja e këtij kriteri është shkak skualifikimi.

Nuk mund të aplikojnë:

Personat juridik publik që përfaqësojnë institucionet dhe ndermarrjet shtetërore, qendrore ose vendore, që vetëfinancohen ose financohen nga buxheti i shtetit ose nga ente të tjera publike të miratuara me ligj.

Koha e zhvillimit dhe shpalljes së fituesit:

Shpallja e Ftesës së Hapur bëhet më datë 17/03/2026
Data e fundit e aplikimeve 03/04/2026
Këshilli Artistiko-Kulturor i Bashkisë Shkodër do të mblidhet me datën 08/05/2026
Shpallja e fituesit do të bëhet deri me datë 09/04/2026
Fituesi do të njoftohet publikisht nga Bashkia Shkodër

Dorëzimi i dokumentacionit:

Aplikuesit duhet të dorëzojnë projektin dhe dokumentet e tjera të kërkuara tek Sekretari/Protokolli pranë Bashkisë Shkodër, sipas kritereve të përcaktuara në formularin tip bashkëngjitur kësaj ftesë, i cili duhet të plotësohet në mënyrë elektronike.

Fondi limit është 1.500.000 lekë

Kriteret e kërkuara:

  • Operatori/shoqata që merr përsipër realizimin e aktivitetit, duhet të ketë eksperiencë në zhvillimin e aktiviteteve sportive.
  • Operatori/shoqata duhet të ketë në CV-në e tij arritje dhe suksese të vërtetueshme në aktivitete sportive të tilla ose të ngjashme;
  • Vlerësohet cilësia e projektit.
  • Shoqata nuk është degë/zyrë e organizatave dhe fondacioneve ndërkombëtare, dhe organizatat të tjera ndërkombëtare jo-fitimprurëse të regjistruara për të punuar në Shqipëri;
  • Shoqata nuk është subjekt i ndonjë konflikti të interesit, sikurse parashikuar në dispozitat e Ligjit nr. 9367, datë 7.4.2005, i ndryshuar “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”. Më konkretisht, përjashtohen nga vlerësimi ato projekte, në të cilat: Drejtori ekzekutiv, anëtarët e bordit apo personat e planifikuar për tu përfshirë në projekt janëtë punësuar në bashkinë apo institucionet e saj të vartësisë në të cilën aplikohet, në pozicionet: Zyrtari i nivelit të lartë dhe të mesëm drejtues sipas legjislacionit të shërbimit civil si dhe anëtari Këshillit Bashkiak, anëtar i kabinetit të Kryetarit të Bashkisë.

Kritere të tjera:

  • Aktivitetet duhet të zgjasë 3-5 ditë dhe të ketë pjesëmarrje ndërkombëtare të të gjitha moshave
  • Shoqata merr përsipër krijimin e eventit ne platformat zyrtare të federatave kombëtare dhe ndërkombëtare dhe organizimin teknik te aktivitetit.
  • Aplikanti duhet të ketë eksperiencë në zhvillimin e aktiviteteve kombëtare dhe ndërkombëtare
  • Aktiviteti duhet të ketë sistem kohe elektronik.
  • Aktiviteti duhet të zhvillohet në qytetni e Shkodrës.

Formulari i aplikimit.