Vështrim i përgjithshëm i shërbimit

Garantimi i shërbimit zjarrfikës në nivel vendor dhe administrimi i strukturave përkatëse; Parandalimi, mbrojtja nga zjarri dhe përballimi i emergjencave të tjera që vinë nga rreziqet natyrore ose aksidentet e trafikut rrugor.

Funksionimi i njësive zjarrfikëse dhe i shërbimeve të tjera të parandalimit dhe mbrojtjes kundër zjarrit;

•Mbështetja e programeve trajnuese të parandalimit dhe mbrojtjes kundër zjarrit;
•Shërbime të parandalimit dhe mbrojtjes kundër zjarrit;
•Mbrojtja Civile dhe administrim i strukturave përkatëse;
•Shërbimet e mbrojtjes civile, si shpëtimet malore, vrojtimi i plazheve, evakuimi i zonave të përmbytura etj.

Ngritjen dhe zgjerimin e strukturës së vullnetarëve civilë si pjesë e rëndësishme e strukturave të mbrojtjes civile në partneritet me organizata e shoqërisë civile.
• Zvogëlimin e rriskut nga fatkeqësitë përmes aktivizimit të shërbimit të mbrojtjes civile.
• Përmirësimin e sigurisë publike në të gjithë territorin e Bashkisë Shkodër, duke siguruar informacion publik të vazhdueshëm për rreziqet, aktivitetet e shërbimet Bashkisë, me prioritet parandalimin e situatave që cënojnë sigurinë e jetës dhe pronës së qytetarëve, bizneseve, aseteve administrative, pasurive kulturore, natyrore, etj.
• Vlerësimin e dëmeve nga specialistët e ngarkuar me urdhër të brendshëm dhe përllogaritjet financiarë të vlerësimit për dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore.
• Hartimin dhe plotësimin e dokumentacionit për dhënien e ndihmës së menjëhershme për familjet me raste fatkeqësie.
• Kryerjen e kontrollit sistematik vjetor dhe çertifikimin për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimin te objekteve të Bashkisë sipas prioriteteve.
• Blerjen e fikseve automatike të zjarrit, rimbushjen e bombolave të fikseve automatike të zjarrit për objektet institucionale publike në administrim të Bashkisë Shkodër.
• Rimbushjen e bombulave e fikseve automatike të zjarrit në shkolla, bombulave të fikseve automatike të zjarrit për rimbushje gjendje pranë MZSH-se, dhe në godinën e Bashkisë Shkodër për përdorim në rast emergjence.
• Trajtimin dhe vlerësimin e akteve teknike për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimin për objektet.
• Shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin për popullsinë: Shërbimi i MNZSH-së, është strukturë e specializuar e gatishmërisë së përhershme. Kjo strukturë ka kryer inspektimin, parandalimin, me masat e mbrojtjes nga zjarri, ndërhyrje për shuarjen e zjarreve, shpëtimin e jetës, gjësë së gjallë, pronës, mjedisit, pyjeve dhe kullotave, ndërhyrje në aksidente të ndryshme, fatkeqësi natyrore, si dhe në ato të shkaktuara nga dora e njeriut.

Sfida:

• Mungesa e mjeteve të mjaftueshme për përballimin e situatave që krijohen nga emergjencat civile.

Shpenzimet e Shërbimit sipas Kategorive ekonomike

Mbrojtja nga zjarri dhe mbrojtja civile, ka si burim financimi transfertën specifike, transfertën e kushtezuar, transfertën e pakushtëzuar dhe të ardhurat e bashkisë. Të ardhurat e programit zënin mesatarisht 80.7 % ndërsa shpenzimet neto janë shpenzime që mbulohen nga transferta e pakushtëzuar dhe të ardhurat e tjera mesatarisht me 19.3 %. Pjesa më e madhe e shpenzimeve e zënë shpenzimet korrente me rreth 73.7 % për vitin 2023, 73.1 % për vitin 2024, 73.3 % për vitin 2025. Ndërsa shpenzimet për paga dhe sigurimet shoqërore zënin 25.7 % për vitin 2023, 26.2 % për vitin 2024, 26.1 % për vitin 2025. Shpenzimet kapitale zënin mesatarisht 0.6 % të shpenzimeve për vitin 2023 dhe 2024.

Shpenzimet e Shërbimit (000 ALL)

Emri i ArtikullitKodi i Artikullit2020
Fakt
2021
Fakt
2022
Buxh. Fillest.
2022
Buxh. Pritshëm
2023
Plani
2024
Plani
2025
Plani
Paga dhe Sigurime
Paga60027,45129,34042,74642,74635,95035,95035,950
Sigurime Shoqërore & Shëndetësore6014,5734,8987,6717,6715,8585,8585,858
Korente
Mallra dhe Shërbime60213,11621,28624,47227,1418,0978,0979,000
Subvencion6030000000
Transferta të Brendshme6047,0338,05975,73040,318108,164105,694105,609
Transferta të Jashtme6050000000
Transferta për Familje & Individë6065316977,1344,9203,2703,0553,055
Shpenzime Kapitale 
Aktive të Paprekshme2302,80703,0002,0001,0001,0001,000
Aktive të Prekshme23139825810,74213,041000
TOTALI55,90964,538171,495138,837162,339159,654160,472