Njoftohen të gjithë qytetarët se në zbatim të Ligjit Nr.10019, dt 29/12/2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë ” i ndryshuar, neni 51, pika 7, si dhe udhëzimit të Ministrit të Brendshëm, Nr.325, datë 10/12/2024 “Për proçedurat e hartimit të listave të zgjedhësve për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë ” , Bashkia Shkodër ka afishuar listat paraprake të zgjedhësve pranë ambienteve të Njësive Administrative dhe Zyrave të lagjeve të qytetit.
Listat janë afishuar me datë 06/01/2024 dhe do të afishohen në datat 02/02/2025; 03/03/2025 dhe me datën 01/04/2025 do të afishohen listat përfundimtare të zgjedhësve.