Kërkesa për informim bëhet me shkrim dhe dërgohet dorazi pranë Zyres së Integruar me Një Ndalesë, me postë në adresën: Bashkia Shkodër, rruga “13 Dhjetori”, Nd.9, H.1, 4001 Shkodër, Shqipëri, me postë elektronike në adresën: mpubliku@bashkiashkoder.gov.al ose info@bashkiashkoder.gov.al ose me anë të portalit “Pyetshtetin.al”, duke paraqitur saktë identitetin e kërkuesit dhe nënshkrimin e tij.
Kërkesa për informim duhet të përmbajë:
a) emrin dhe mbiemrin e kërkuesit;
b) adresën postare ose elektronike ku kërkohet të dërgohet informacioni;
c) përshkrimin e informacionit që kërkohet;
ç) formatin në të cilin preferohet informacioni;
d) çdo të dhënë që kërkuesi gjykon se mund të ndihmojë në identifikimin e informacionit të kërkuar;
Formular Kërkese
Afati për marrjen e informacionit, është jo më vonë se 10 ditë pune nga dita e dorëzimit të kërkesës.
Kur kërkesa për informacion, i dërgohet një autoriteti tjetër publik, afati për marrjen e përgjigjes është jo më vonë se 15 ditë pune nga dita e mbërritjes së kërkesës në autoritetin e parë.
Afati mund të zgjatet me jo më shumë se 5 ditë pune për një nga shkaqet e mëposhtme:
a) nevoja për të kërkuar dhe shqyrtuar dokumente të shumta e voluminoze;
b) nevoja për t’i shtrirë kërkimet në zyra dhe mjedise që janë fizikisht të ndara nga zyra qendrore e autoritetit;
c) nevoja për t’u konsultuar me autoritete të tjera publike përpara marrjes së një vendimi për plotësimin ose jo të kërkesës.
Vendimi për zgjatjen e afatit i njoftohet menjëherë kërkuesit.
Formular Ankese
Formularin e ankesës të plotësuar, mund ta dërgoni në Zyrën e Komisionerit në adresën e-mail info@idp.al , dorazi ose me postë në adresën: rruga “Abdi Toptani”, Tiranë.