Shërbimet administrative në fushën e sigurisë publike

Shërbimet në fushën e sigurisë publike

Mbrojtja civile, në nivel vendor, dhe administrimi i strukturave përkatëse, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.
Garantimi i shërbimit të zjarrfikësve, në nivel vendor, dhe administrimi i strukturave përkatëse, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.
Garantimi i mbarëvajtjes së marrëdhënieve në komunitet, parandalimi dhe ndërmjetësimi për zgjidhjen e konflikteve në komunitet.
Parandalimi i kundërvajtjeve administrative, forcimi, inspektimi dhe monitorimi i zbatimit të rregulloreve dhe të akteve të njësive të vetëqeverisjes vendore brenda juridiksionit të tyre vendor dhe në përputhje me përcaktimet ligjore.

Policia e bashkisë dhe e komunës ka për detyrë:

  1. Të sigurojë zbatimin efektiv të akteve të nxjerra nga Kryetari i Bashkisë dhe të këshillit që kanë të bëjnë me sigurimin e rendit e të qetësisë dhe mbarëvajtjen e punëve publike.
  2. Të marrë masa për ruajtjen e pasurisë së bashkisë si dhe të atyre që administrohen nga ana e saj.
  3. Të sigurojë zbatimin e urdhrave të nxjerra nga kryetari i bashkisë në lidhje me personat juridikë ose fizikë, që nuk plotësojnë konform ligjit detyrimet financiare e fiskale, ndaj bashkisë, si dhe çdo detyrim tjetër pasuror ndaj tyre.
  4. Të mbikëqyrë e verifikojë nëse shtetasit në administrim të pasurisë së tyre, zbatojnë ose plotësojnë kërkesat e akteve bashkiake.
  5. Të konstatojë e të parandalojë ndotjet e mjedisit, hedhjet e mbeturinave të ndryshme, si dhe të sinjalizojë kryetarin e bashkisë për shfaqjet e parazitëve të dëmshëm e të rrezikshëm si dhe për rastet e shfaqjes së epidemive.
  6. Të ndalojë, shmangë e prishë ndërtimet e paligjshme, të ndalojë zëniet e paligjshme të trojeve dhe të ndërtesave e objekteve publike të bashkisë apo komunës si dhe të organizojë lirimin e tyre.
  7. Të kujdeset për qetësinë publike, duke shmangur zëniet, mënjanuar zhurmat e shkaktuara nga grumbullimet e njerëzve, autoparlantet e radiove e magnetofoneve, rënia pa vend e burive të automjeteve në rrugë, banesa, plazhe e mjedise të tjera publike, që sjellin shqetësime për të tjerët.
  8. Të marrë masa për ruajtjen e rendit, kur ka grumbullime njerëzish, si në tregje, panaire, ceremoni publike, artistike, fetare e sportive, në kinema, teatro, pallate e salla sportive, objekte të kultit dhe në mjedise të tjera publike.
  9. Të inspektojë respektimin e dispozitave ligjore që rregullojnë veprimtarinë e shitblerjes në mjedise publike.
  10. Të kujdeset për respektimin e orarit të shërbimit të njësive tregtare, bufetëve, restoranteve, bilardove, lojrave të fatit e të objekteve të tjera me veprimtari publike, si dhe për zbatimin nga ana e tyre të rregulloreve apo urdhrave të nxjerra nga kryetari i bashkisë apo komunës.
  11. Të kontrollojë marrjen e masave të sigurisë që parandalojnë fatkeqësitë e ndryshme natyrore si dhe të ndihmojë në kapërcimin e tyre duke u dhënë gjithashtu ndihmë të dëmtuarve në raste urgjence.
  12. Të marrë masa të përkohshme ndaj të sëmurëve psikikë në gjendje të rëndë, që krijojnë shqetësime për rendin publik.
  13. Të kujdeset për ruajtjen e afisheve, njoftimeve e shpalljeve publike si dhe heqjen e atyre të paligjshme ose të paautorizuara.

Struktura përgjegjëse

Sherbimi i Policisë Bashkiake

Adresa elektronike: policiabashkiake@bashkiashkoder.gov.al

Procedura e zbatimit të detyrave

Policia Bashkiake, trajton për zgjidhje të gjitha informacionet, kërkesat dhe ankesat e drejtuara nga qytetarët, të cilët kërkojnë shërbimin e saj.
Policia Bashkiake, siguron zbatimin efektiv të akteve të nxjerra nga Kryetari i bashkisë dhe të Këshillit Bashkiak që kanë të bëjnë me sigurimin e rendit e të qetësisë dhe mbarëvajtjen e punëve publike.