Shërbimet në fushën e shërbimeve sociale
Krijimi dhe administrimi i shërbimeve sociale, në nivel vendor, për shtresat në nevojë, personat me aftësi të kufizuara, fëmijët, gratë, gratë kryefamiljare, gratë e dhunuara, viktima të trafikut, nënë apo prindër me shumë fëmijë, të moshuarit etj., sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.
Ndërtimi dhe administrimi i banesave për strehimin social, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.
Ndërtimi dhe administrimi i qendrave për ofrimin e shërbimeve sociale vendore.
Krijimi, në bashkëpunim me ministrinë përgjegjëse për mirëqenien sociale, të fondit social për financimin e shërbimeve, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.
Struktura përgjegjëse
Drejtoria e Shërbimeve Sociale dhe Strehimit
I. Sektori i Përfshirjes Sociale, CPU dhe Strehimit
II. Sektori i Planifikimit Strategjik, Standardeve dhe Monitorimit
III. Sektori i Shëndetit Publik dhe Mbrojtjes së Konsumatorit
Adresa elektronike: sherbimetsociale@bashkiashkoder.gov.al