Shërbimet administrative në fushën e kulturës

Shërbimet në fushën e kulturës, sportit dhe shërbimeve argëtuese

Zhvillimi, mbrojtja dhe promovimi i vlerave e të trashëgimisë kulturore me interes vendor, si dhe administrimi i objekteve që lidhen me ushtrimin e këtyre funksioneve.
Organizimi i aktiviteteve kulturore dhe promovimi i identitetit kombëtar e lokal, si dhe administrimi i objekteve që lidhen me ushtrimin e këtyre funksioneve.
Zhvillimi, mbrojtja dhe promovimi i bibliotekave e të ambienteve për lexim, me qëllim edukimin e përgjithshëm të qytetarëve.
Organizimi i aktiviteteve sportive, çlodhëse e argëtuese, zhvillimi dhe administrimi i institucioneve e të objekteve që lidhen me ushtrimin e këtyre funksioneve.

Struktura përgjegjëse

Drejtoria e Kulturës, Arsimit, Rinisë dhe Sportit

I. Sektori i Artit dhe i Trashëgimisë kulturore
II. Sektori i Arsimit, Sportit dhe Rinisë

Adresa elektronike: kultura@bashkiashkoder.gov.al

Lista e shërbimeve

Drejtoria ofron këto shërbime:

  1. Kërkesë për aktivitete kulturore, sportive, dhe rinore nga individët dhe OSHC në Bashkinë Shkodër.
  2. Kërkesë për aplikime për projekte kulturore dhe sportive nga individët dhe OSHC.