Shërbimet në fushën e bujqësisë, zhvillimit rural, pyjeve dhe kullotave publike, natyrës dhe biodiversitetit
Administrimi, shfrytëzimi dhe mirëmbajtja e infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit, të transferuar në pronësi të tyre, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.
Administrimi dhe mbrojtja e tokave bujqësore e të kategorive të tjera të resurseve, si toka të pafrytshme etj., sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.
Krijimi dhe administrimi i sistemit vendor të informacionit dhe këshillimit bujqësor e rural, sipas legjislacionit në fuqi.
Krijimi dhe administrimi i skemave vendore të granteve për bujqësinë e zhvillimin rural, të financuara nga buxheti lokal dhe/ose me bashkëfinancim nga të tretët, duke garantuar akses të balancuar gjinor.
Administrimi i fondit pyjor dhe kullosor publik, sipas legjislacionit në fuqi.
Mbrojtja e natyrës e të biodiversitetit, sipas legjislacionit në fuqi.
Struktura përgjegjëse
Drejtoria e Bujqësisë
- Sektori i Zhvillimit Rural
- Sektori i AMTP
Adresa elektronike: bujqesia@bashkiashkoder.gov.al