Procedura e marrjes dhe shqyrtimit komenteve dhe rekomandime

“Në mbështetje të nenit 15, të ligjit nr. 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”, palëve të interesuara për të marrë pjesë në konsultimin publik, u jepet kohë e arsyeshme për të dhënë komentet dhe rekomandimet e tyre:

  • Brenda 20 ditëve pune nga data e njoftimit për procesin e njoftimit paraprak
  • Brenda 20 ditëve pune nga data e njoftimit për procesin e njoftimit e të konsultimit publik
  • Për akte të rëndësishme afati zgjatet deri në 40 ditë.

Palët e interesuara, komentet dhe rekomandimet e tyre mund t’i dërgojnë në info@bashkiashkoder.gov.al, ose me postë në adresën Bashkia Shkodër, rruga 13 Dhjetori, Nd.9, H.1, 4001 Shkodër, Shqipëri.

Komentet dhe rekomandimet, grumbullohen nga koordinatori i njoftimit dhe konsultimit publik, në mënyrë të strukturuar dhe transparente. Shqyrtimi i tyre kryhet nga bashkia, e cila vendos për pranimin ose refuzimin e rekomandimeve. Nëse rekomandimet nuk janë pranuar, bashkia paraqet një përmbledhje të arsyeve të mospranimit.