Vështrim i përgjithshëm i shërbimit

Organizim, mbështetje e ngjarjeve kulturore në njësinë e vetëqeverisjes vendore; mbrojtje dhe promovim i vlerave të trashëgimisë kulturore;
Organizimin e aktiviteteve sportive, çlodhëse e argëtuese, zhvillimin dhe administrimin e institucioneve e të objekteve që lidhen me ushtrimin e këtyre funksioneve;

Vënie në funksionim ose mbështetje e strukturave për veprimtari ose ngjarje sportive aktive; mbështetje për ekipet përfaqësuese vendore në veprimtaritë sportive.
Vënie në funksionim ose mbështetje e strukturave për veprimtari ose ngjarje sportive pasive (struktura për qëndrimin e spektatorëve; sidomos vende të pajisura për lojëra me letra, lojëra me tabelë etj.)
Grante, hua ose financime për të mbështetur ekipe ose konkurues apo lojtarë individualë
Zhvillim, mbrojtje dhe promovim i vlerave të trashëgimisë kulturore me interes vendor, si dhe administrim i objekteve që lidhen me ushtrimin e këtyre funksioneve;
Mbështetja e vendeve historike, kopshteve zoologjike dhe botanike;
Zhvillim, mbrojtje dhe promovim i bibliotekave,e I ambienteve për lexim me qëllim edukimin e përgjithshëm qytatar;
Mbështetje për muzeumet, galeritë e arteve, teatrot, sallat e ekspozitave;
Organizim ose mbështetje për ngjarjet kulturore (koncerte, prodhime skenike dhe filma, shfaqje artistike etj.);
Sigurim i shërbimeve kulturore; administrim iI çështjeve kulturore; mbikëqyrje dhe rregullim i strukturave kulturore;
Organizim i aktiviteteve kulturore dhe promovim i identitetit kombëtar e lokal.

SPORTI: Gjatë gjithe kohes jane realizuar stërvitje të sportistëve si në sallat sportive të mbyllura ashtu dhe ne ambjente te hapura. Aktivitetet sportive dhe të kampionateve sportive jane realizuar sipas disiplinave. Të gjitha hapësirat e jashtme të objekteve sportive të Bashkisë Shkodër janë shfrytëzuar, dhe kryesisht stadiumi “Loro Borici”. Stërvitja në këto hapësira u ndërtua mbi bazën e një orari stërvitor të mirëpërcaktuar për cdo disiplinë sportive.Gjatë muajve të verës stërvitjet kanë vazhduar rregullisht si në ambjente të hapura ashtu dhe ambjente të mbyllura.
Bashkia Shkodër, në zbatim të Ligjit 79/2017 “Për sportin”, i ndryshuar, ka financuar sportin sipas VKB nr.69, datë 30.10.2017 për “Miratimin e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara dhe Bashkisë Shkodër” si dhe miratimin e metodologjisë LOD për financimin e organizatave të shoqërisë civile”; VKB nr. 18 datë
25.03.3021 “Për vazhdimin e financimit të disiplinave sportive sipas PBA 2021-2023”, programi “Sport dhe Argëtim”, përmes metodologjsë LOD, pas mbylljes së funksionimit të klubit sportive “ Vllaznia”.
Aktualisht Bashkia Shkodër do vazhdojë të financojë përhapjen dhe masivizimin e sportit nëpërmjet dhe në bashkëpunim me shoqatat sportive, të cilat Bashkia Shkodër do vazhdojë t’i mbështesë si me fonde ashtu dhe me vënien në dispozicion të infrastrukturë sportive përkatëse në pronësi të saj për trajnim dhe aktivitete sportive.
Jane 15 disiplina sportive, 23 ekipe sportive qe drejtohen nga 16 shoqata sportive qe mbeshteten me financim nga Bashkia Shkoder dhe jane 850 sportistë që frekuentojne sportet dhe përfaqesojnë Vllazninë në kampionatet kombetare dhe veprimtari nderkombëtare.

KULTURA: Bashkia Shkodër, strukturat kulturore, artistike kanë realizuar shfaqjet dhe aktivitetet duke respektuar rregullat dhe duke u përshtatur sipas mundësisë në hapësirat e jashtme publike dhe private kudo në qytet.
Gjatë kësaj kohe Biblioteka Marin Barleti, Muzeumet, Galeria e Arteve, Teatri “Migjeni”, Qendrat kulturore dhe Kinema “Republika” kanë zhvilluar aktivitet e tyre sipas planifikimit. Frekuentimi i tyre është rritur dukshëm: janë shtuar aktivitetet kulturore që mbështet Bashkia Shkodër, studiues pranë bibliotekës, studentë e vizitorë, spektatorët për Teatrin ”Migjen.
Programi AF141: Kultura, Sporti dhe Argëtim , ka si burim financimi kryesisht të ardhurat, transfertat e pakushtëzuar si dhe të ardhurat që mblidhen nga vetë institucionet kulturore.
Shpenzimet për paga dhe sigurime shoqërore zënë: 24.9% në vitin 2026, 33.8% në vitin 2027, 33.7% në vitin 2028. Shpenzimet korrente zënë: 49.4% në vitin 2026,64.9% në vitin 2027, 65% në vitin 2028. Shpenzimet kapitale zënë 25.7% në vitin 2026, 1.3% në vitin 2027, 1.3% në vitin 2028.

Shpenzimet e Shërbimit (000 ALL)

  KODI  EMËRTIMI I LLOGARISËFAKTI 2023FAKTI 2024FILLESTAR 2025RISHIKUAR 2025PLANI 2026PLANI 2027PLANI 2028
 Shpenzime Personeli (600-601)73,90477,14995,633118,187101,945101,945101,945
600Paga, shperblime dhe te tjera shpenzime personeli63,31266,07082,510100,66187,95687,95687,956
601Kontribute per sigurime shoqerore dhe shendetesore10,59211,07913,12317,52613,98913,98913,989
 Shpenzime Korrente të Tjera (602-609, 651, 1661)107,910171,346187,446219,480202,838195,853196,375
602Mallra dhe sherbime te tjera68,53898,84089,846112,491110,538108,553109,075
603Subvencionet0000000
604Transferime korrente te brendeshme38,93964,61097,600105,85592,30087,30087,300
605Transferimet korrente jashte01,27800000
606Transferta per buxhetet familiare dhe individet4336,61801,135000
609Rezervat0000000
651Interesa per huamarrje te tjera te brendeshme0000000
1661Te dala, huamarrje te tjera afatgjate0000000
 Shpenzime Kapitale (230-232, 255)2,40914,6606,19155,178105,4873,7573,965
230Shpenzime per rritjen e aktiveve te qendrueshme te patrupezuara920006,00012,07400
231Shpenzime per rritjen e aktiveve te qendrueshme te trupezuara1,48914,6606,19149,17893,4133,7573,965
232Shpenzime transferimet kapitale0000000
255Te dala per hua-dhenie dhe nen-huadhenie te brendeshme0000000
 Shpenzime Personeli (600-601) (Huaja)0000000
600Paga, shperblime dhe te tjera shpenzime personeli0000000
601Kontribute per sigurime shoqerore dhe shendetesore0000000
 Shpenzime Korrente të Tjera (602 – 604, 606) (Huaja)000292000
602Mallra dhe sherbime te tjera000292000
603Subvencionet0000000
604Transferime korrente te brendeshme0000000
606Transferta per buxhetet familiare dhe individet0000000
 Shpenzime Kapitale (230-232) (Huaja)8500107000
230Shpenzime per rritjen e aktiveve te qendrueshme te patrupezuara0000000
231Shpenzime per rritjen e aktiveve te qendrueshme te trupezuara8500107000
232Shpenzime transferimet kapitale0000000
TOTALI184,308263,155289,270393,244410,270301,555302,285