Sistemi i taksimit
Legjislacioni tatimor në Republikën e Shqipërisë përbëhet nga: a) marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara nga Kuvendi; b) ligjet tatimore; c) aktet nënligjore, të miratuara në mbështetje të ligjeve tatimore. Informacioni gjendet i plotë në adresën www.tatime.gov.al. Personat fizik dhe/ose juridik që ushtrojnë aktivitet në Republikën e Shqipërisë janë subjekt i taksave si më poshtë:
Sistemi i taksave
Taksa/Tatimi | Niveli i taksës/tatimit |
Tatim mbi fitimin | 15% (Tatimi mbi fitimin për personat juridik që ushtrojnë aktivitet për prodhimin/zhvillimin e software-ve është 5%) |
Tatimi mbi të ardhurat personale | 0%, 13%, 23% (taksë progresive sipas të ardhurave) |
Tatimi në burim | 15% |
Tatimi mbi vlerën e shtuar TVSH | 0%, 20% |
Taksa mbi pronat e paluajtshme | Niveli i taksimit është 5 – 400 ALL/m²/vit sipas tipit të ndërtesës dhe zonës ku ndodhet. Niveli i taksave për tokën bujqësore është 700 – 5600 ALL/ha/vit |
Akciza | Akciza vendoset për produktet: Produkte që i nënshtrohen akcizës janë: a) produktet energjetike; b) alkooli dhe pijet alkoolike; c) duhani e produktet e duhanit; ç) produktet e tjera, të përcaktuara në ligj. |
Taksa mbi të ardhurat personale nga puna dhe pagesat e tjera
Të ardhura të tatueshme | Mujore (në ALL) | Niveli i taksimit ( % ) |
Mbi ( ALL ) | Deri në ( ALL ) | |
0 | 30000 | 0 % |
30001+ | 130000 | 13 % e vlerës mbi 30 001 ALL |
130001+ | Dhe më shumë | 23 % e vlerës mbi 130 001 ALL |
Taksimi i dividentit dhe të ardhurat e tjera të tatueshme
Të ardhurat e dividentëve, të ardhurat nga aksionet, të ardhurat nga interesat e kredive, depozitat apo kontratat e ngjashme, të ardhurat nga pronësia intelektuale, qerat dhe kontrata të tjera të ngjashme, janë të taksuara në nivelin 15%.
Tatimi në burim
Të gjithë rezidentët e Republikës së Shqipërisë, institucionet qendrore dhe lokale, organizatat jo fitimprurëse dhe entitetet e reja të njohura nga legjislacioni në fuqi, i nënshtrohen taksimit në burim prej 15% nga shuma e pagesave bruto si më poshtë të krijuara nga një burim në Republikën e Shqipërisë:
Niveli i taksimit të shoqërive në Shqipëri
Tatimi mbi fitimin | 15% |
Taksa mbi fitimet nga aksionet | 15% |
Taksa mbi degët e shoqërive | 15% |
Tatimi në burim | 15% |
Dividentët | 15% |
Interesa | 15% |
Pagesa për autorët dhe të drejtën e pronësisë intelektuale | 15% |
Taksa mbi biznesin e vogël Afati i pagesave për detyrimet që kanë bizneset që zhvillojnë aktivitetin në juridiksionin e Bashkisë Shkodër është data 20 prill. Afati i pagesave për detyrimet e lindura pas 20 prillit është 30 ditë pas lindjes së detyrimit, në rast të mos pagesës në afatin e mësipërm, do të aplikohet gjobë në masën 5% të detyrimit të papaguar për çdo muaj vonesë.
Xhiro Vjetore | Niveli i taksimit |
Xhiro vjetore nga 0 në 2 milion lek (0 deri në 14 000 Euro) | Taksë vjetore fikse 25 000 lek (180 Euro) |
Xhiro vjetore nga 2 në 8 milion lek (14 000 deri në 56 000 Euro) | Tatim i thjeshtuar mbi fitimin e tatueshëm 7.5 % |
Tatimi mbi fitimin
Gjatë periudhës vijuese tatimore, tatimpaguesi parapaguan, në llogarinë e organeve tatimore, këstet tremujore të tatimit mbi fitimin, brenda datës 30 mars, për muajt janar, shkurt dhe mars; brenda datës 30 qershor, për muajt prill, maj dhe qershor; brenda datës 30 shtator, për muajt korrik, gusht dhe shtator dhe brenda datës 30 dhjetor, për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor. Këstet mund të paguhen edhe në baza mujore.
Rregullat e transferimit të fitimit
Transferimi i fitimit ndodh kur kemi të bëjmë me shoqëri dhe biznese në pronësi të të njëjtit person dhe që operojnë në dy ose me shumë shtete me legjislacion tatimor të ndryshëm. Këto shoqëri kanë të drejtën e vendosjes së transferimit të fitimit në shtetin ku niveli i taksimit është më i ulët.
Tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH)
Ligjit me nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar” i ndryshuar i nënshtrohen:
a) të gjitha furnizimet e mallrave dhe shërbimeve, të kryera kundrejt pagesës, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, nga një person i tatueshëm që vepron si i tillë;
b) të gjitha importet e mallrave në territorin e Republikës së Shqipërisë. Për tatimpaguesit që ofrojnë shërbime si avokat, noter, mjek, stomatolog, farmacist, arkitekt, inxhinier, projektues, ekonomist, apo shërbime ekonomike në fushën e turizmit pavarësisht nga niveli i xhiros vjetore, janë të gjithë subjekt i TVSH-së. TVSH-ja aplikohet në shitjen e produkteve dhe shërbimeve apo importin e produkteve në një vlerë standarte prej 20%. Në sektorin e turizimit për furnizimin e shërbimit të akomodimit TVSH është 6%.
Tatimi është 0% në rastet si më poshtë:
Furnizimi me produkte të eksportuara jashtë territorit të Shqipërisë; furnizimi me produkte dhe shërbime të lidhura me transportin ndërkombëtar të prodhimeve dhe pasagjerëve; furnizimi me produkte dhe shërbime të lidhura me tregtinë apo industrinë detare.
Të gjithë personat fizik dhe ligjor që kryejnë aktivitete importeksporti janë të detyruar të regjistrohen për qëllime TVSH-je, pavarësisht nga totali i xhiros vjetore.
Detyrim i akcizës
Detyrimi i akcizës rregullohet nga ligji nr. 61/2012 “Për akcizën në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
Taksa e akcizës për duhanin është:
Lekë 6,000/1,000 copë, duke filluar nga 1 janari 2017
Taksa e akcizës së pijeve alkoolike (jo birra) për verërat, shampanjë, pije të fermentuara dhe pije të ndërmjetme alkoolike është 5200 Lekë/HL. Për birrën lokale apo të huaj në sasi me pak se 200 000 HL në vit, 360 Lekë/HL/ grad alkooli
Për birrën lokale apo të huaj në sasi me shumë se 200 000 HL në vit, 710 Lekë/HL/grad alkooli.
Taksa mbi pasurinë e paluajtshme
Taksa mbi pasurinë e paluajtshme është një taksë e qeverisjes lokale. Sipas legjislacionit shqiptar, prona e paluajtshme përfshin: ndërtesat dhe tokat bujqësore. Subjekt i kësaj takse janë të gjithë personat fizik apo juridik, të huaj apo vendas, pronarë të një prone në Shqipëri.
Niveli i taksave të ndërtesave (Lek/m2 në vit).
Ndërtesa banimi | Njësia | Niveli i taksës mbi ndërtesat Shkodër | Nj.A të tjera |
Ndërtuar para vitit 1993 | lekë/m²/vit | 9 | 5 |
Ndërtuar gjatë dhe pas vitit 1993 | lekë/m²/vit | 9 | 5 |
Ndërtesa në pronësi të shoqërive të ndërtimit të pashitura, por të hipotekuara si ndërtesa banimi | lekë/m²/vit | 9 | 6 |
Ndërtesa të dyta banimi | lekë/m²/vit | 18 | 10 |
Niveli i taksës mbi tokën bujqësore
Kategoria mesatare e tokës bujqësore | Njësia | Niveli i taksës mbi ndërtesat |
I | lekë/ha/vit | 2940 |
II | lekë/ha/vit | 2450 |
III | lekë/ha/vit | 1960 |
IV | lekë/ha/vit | 1610 |
V | lekë/ha/vit | 1330 |
VI | lekë/ha/vit | 1120 |
VII-X | lekë/ha/vit | 980 |
Taksa mbi truallin
Taksa mbi truallin | Njësia | Niveli i taksës mbi truallin |
Për qëllime banimi nga individët | lekë/m²/vit | 0,42 |
Për qëllime biznesi | lekë/m²/vit | 18 |
Ndërtesa në pronësi apo në përdorim, në territore të miratuara si fshatra turistike
Ndërtesa | Njësia | Niveli i taksave mbi ndërtesat NJA Shkodër |
Ndërtesa në pronësi apo në përdorim, në territore të miratuara si fshatra turistike | lekë/m²/vit | 200 |
Taksa për Ndërtesa të tjera
Ndërtesa të tjera | Njësia | Niveli i taksës mbi ndërtesat Shkodër | Niveli i taksës mbi ndërtesat NJA |
Për tregti dhe shërbime | lekë/m²/vit | 270 | 120 |
Të tjera: Këtu përfshihen: -Ndërtesat që janë në pronësi të organizatave jofitimprurëse dhe fondacioneve. -Ndërtesat që janë përdorura për aktivitete artizanale, sociale, kulturore, arsimore dhe shkencore. -Objektet që janë amortizuar, dëmtuar ose që nuk janë më në funksion, posaçërisht ato që i takojnë ndërmarrjeve shtetërore dhe atyre që janë privatizuar dhe nuk zhvillojnë më aktivitete. | lekë/m²/vit | 54 | 24 |
Ndërtesa që përdoren për veprimtari prodhuese | lekë/m²/vit | 105 | 53 |
Ndërtesa në pronësi të shoqërive të ndërtimit të pashitura, por të hipotekuara si ndërtesë biznesi | lekë/m²/vit | 210 | 105 |
Taksat dhe tarifat lokale
Tatim i thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël
Shkalla tatimore | Njësia | Shkodër | NJA |
Me qarkullim vjetor nga “5.000.000 lekë” | lekë/vit | 0 | 0 |
Me qarkullim vjetor nga 5.000.001-8000000 lekë | lekë/vit | 5% e fitimit | 5% e fitimit |
Taksa e fjetjes në hotel
Taksa e fjetjes në hotel | Njësia | Niveli i taksës së fjetjes |
Hotel me 4-5 yje | lekë/natë qëndrimi/ për person/lekë | 175 |
Bujtinë, fjetinë, motel dhe çdo njësi tjetër akomoduese, sipas përcaktimeve të ligjit për turizmin: lekë/natë qëndrimi për person/lekë. | lekë/natë qëndrimi/ për person/lekë | 70 |
Taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja
Llojet e ndërtimeve dhe investimeve | Niveli i taksës së ndikimit në infrastrukturë |
Ndërtime për qëllime banimi apo njësi shërbimi nga shoqëritë e ndërtimit, të cilat nuk destinohen për përdorim në sektorin e turizmit, industrisë apo për përdorim publik. Ndërtesa, më shumë se një ndërtim pa leje, në proces legalizimi (ndërtesë e dytë). | Për të gjithë Bashkinë Shkodër: 4% të çmimit të shitjes për m². |
Tarifë parkimi për automjetet
Tarifë për parkim për çdo mjet të licencuar | Njësia | Tarifa |
Parkim me pagesë (në sheshe dhe zona të miratuara) | lekë/orë/mjet | 50 |
Automjete (abonim vjetor për parkim në zonat e miratuara) | lekë/vit/mjet | 1500 |
Tarifë për parkim për çdo mjet të licencuar.
Tarifë për parkim për çdo mjet të licencuar | Njësia | Tarifa |
Taksi (4+1) | lekë/vit/mjet | 3500 |
Mikrobuzë | lekë/vit/mjet | |
Transport pasagjerësh/Transport mallrash | lekë/vit/mjet | 6500 |
Për vete/Për të tretë | lekë/vit/mjet | 3000 |
Autobuzë | lekë/vit/vendparkimi mjeti | 16000 |
Kamionë | lekë/vit/mjet | |
Deri në 3.5 ton | lekë/vit/mjet | 1900 |
3,5 deri në 8 ton | lekë/vit/mjet | 2900 |
8 deri në 14 ton | lekë/vit/mjet | 3900 |
Mbi 14 ton | lekë/vit/mjet | 4500 |
Taksa e tabelës
Kategoritë e ndërtesave | Njësia | Bashkia Shkodër |
Tabelë për qëllime identifikimi, mbi 2 metra katror, të trupëzuara në sipërfaqen e ndërtesës ose brenda territorit ku zhvillon aktivitet biznesi dhe që nuk përdoren për të reklamuar aktivitetin e të tretëve. Në të tilla tabela vendoset emri dhe/ose lloji i aktivitetit të kompanisë. | lekë/m²/vit | 45000 |
Tabelë për qëllime identifikimi jashtë territorit ku zhvillohet aktiviteti në formën e përmasat e tabelave të sinjalistikës për orientim. | lekë/vit | 120 |
Tabelë për qëllime reklamimi, e lëvizshme dhe e palëvizshme: Tabelë e thjeshtë. | lekë/m²/vit | 22500 |
Tabelë për qëllime reklamimi, e lëvizshme dhe e palëvizshme: Tabelë elektronike | lekë/m²/vit | 45000 |
Tabelë në funksion të ekspozimeve të ndryshme të hapura, panaire, spektakle, stenda reklamuese, banderola, etj | lekë/m²/vit | 1000 |
Tarifa e pastrimit dhe largimit të mbeturinave për biznesin
Biznesi | Biznes i vogël | Biznes i madh |
Njësi tregtare dhe Shërbimi në Njësinë Administrative Shkodër | 13000 | 33000 |
Njësi tregtare dhe shërbim i në Njësitë e tjera Admin istrative (10 njësi administrative) | 8000 | 33000 |
Njësi tregtare për tregtim karburanti | 48000 | |
Njësi prodhimi | ||
Njësi prodhimi në Njësinë Administrative Shkodër Njësi prodhimi në Njësitë e tjera Administrative | 130008000 | 6300033000 |
SUBJEKTE NDËRTIMI Subjekte ndërtuese përselinë administrative | 73000 | |
Subjektet e ndërtimit sipas investimit dhe kohëzgjatjes së kantierit të ndërtimit Për vlera investimi deri në 5.000.000 lekë Për vlera investimi 5.000.001-15.000.000 lekë Për vlera investimi 15.000.001-25.000.000 lekë Për vlera investimi 25.000.001-50.000.000 lekë Për vlera investimi 50.000.001-100.000.000 lekë Për vlera investimi 100.000.001-200.000.000 lekë Për vlera investimi mbi 200.000.000 lekë Shoqata, fondacione, ente të ndryshme shtetërore, organizata joqeveritar | Lekë/kantier/vit 20,000 40,000 60,000 80,000 100,000 150,000 200,000 | |
Institucione Administrative PublikeOrganizata të tjera jofitimprurëse | 80006000 | |
Profesione të lira | 8000 | 13000 |
Ambulant | ||
Subjekte që nuk kanë një vendndodhje fikse, taksi, tregtia ambulante në tregje publike dhe private. | 5500 |
Tarifa e ndriçimit për biznesin
Tarifa e ndriçimit për biznesin Njësia Tarifa | Njësia | Tarifa |
Biznesi i vogël Njësia Administrative Shkodër, Plazh Velipojë/Baks Rrjoll | lekë/vit/njësi | 2000 |
Biznes i Madh Njësia Administrative Shkodër, Plazh Velipojë/Baks Rrjoll | lekë/vit/njësi | 5000 |
Pikë karburanti Njësia Administrative Shkodër, Plazh Velipojë/Baks Rrjoll | lekë/vit/njësi | 7000 |
Profesione të lira Njësia Administrative Shkodër, Plazh Velipojë | lekë/vit/njësi | 2000 |
Biznes transporti Njësia Administrative Shkodër, Plazh Velipojë | lekë/vit/njësi | 2000 |
Subjekte ndërtuese për selinë administrative | lekë/vit/njësi | 6000 |
Tarifa e gjelbërimin për biznesin
Tarifa e gjelbërimin për biznesin | Njësia | Tarifa |
Njësia Tarifa Biznesi i vogël Njësia Administrative Shkodër, Plazh Velipojë | lekë/vit/njësi | 2000 |
Biznes i Madh Njësia Administrative Shkodër, Plazh Velipojë | lekë/vit/njësi | 5000 |
Pikë karburanti Njësia Administrative Shkodër, Plazh Velipojë | lekë/vit/njësi | 7000 |
Profesione të lira Njësia Administrative Shkodër, Plazh Velipojë | lekë/vit/njësi | 2000 |
Biznes transporti Njësia Administrative Shkodër, Plazh Velipojë | lekë/vit/njësi | 2000 |
Subjekte ndërtuese për selinë administrative | lekë/vit/njësi | 6000 |