Në Bashkinë Shkodër operojnë 14 banka të nivelit të dytë të licencuara nga Banka e Shqipërisë, pjesa më e madhe e të cilave janë me kapital të huaj. Bankat që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Bashkinë Shkodër ndahen në dy nivele:
• Banka Qendrore
• Bankat Tregtare
Banka e Shqipërisë është banka qendrore, e cila me anë të degëve të saj mbulon të gjithë vendin.
Bankat tregtare janë banka të nivelit të dytë që licencohen nga Banka e Shqipërisë. Këto janë ndërmjetëse të kreditimit dhe ndërhyjnë në rregullimin monetar të shkëmbimeve. Shërbimet kryesore që mund t’u ofrohen klientëve nga bankat janë: Veprimet nëpërmjet internetit; Përdorimi i kartave të kreditit; ATM për tërheqjen e parave, Arkëtime për llogari të të tretëve, Xhirime dhe transferta bankare për llogari të të tretëve, Këshillime financiare.
Lista e bankave tregtare që operojnë në Bashkinë Shkodër:
•Banka Raiffeisen;
•Banka Kombëtare Tregtare;
•Banka Amerikane e Investimeve;
•Banka Alpha Albania;
•Intesa Sanpaolo Bank;
•Banka ProCredit;
•Banka Credins;
•Banka Tirana;
•Banka NGB Albania;
•Banka e Parë e Investimeve;
•Banka Société Générale Albania;
•Veneto Banka;
•Banka Union;
•Banka e Bashkuar e Shqipërisë.
Lista e institucioneve financiare mbështëse (jobanka) që operojnë në Bashkinë Shkodër:
Institucionet financiare jobanka, janë shoqëri të cilat kryejnë aktivitete të ndërmjetësimit financiar dhe aktivitete të tjera ndihmëse, por që nuk klasifikohen si pranuese depozitash. Institucionet financiare mbështetëse që operojnë në Bashkinë Shkodër:
• AK – Invest Sh.a.
• NOA
• Fondi Besa Sh.a.
• FIN – AL Sh.p.k.
• Shoqëria e parë financiare e zhvillimit – FAF Sh.a
Lista e kompanive të sigurimit në Bashkinë Shkodër:
Tregu i sigurimeve është pjesë tepër e rëndësishme e sistemit financiar. Këto shoqëri realizojnë procesin e sigurimit të individëve apo bizneseve që nuk duan të mbajnë rrezik, por mund t’ja kalojnë atë një shoqërie sigurimi. Kompanitë e sigurimit në bashkinë Shkodër janë:
• SigmaVienna Insurance Group
• Sigal Uniqa Group sh.a
• Insig sh.a
• Eurosig sh.a
• Sicred sh.a
• Atlantik sh.a
• Albsig sh.a.
• Intersig sh.a