Vështrim i përgjithshëm i shërbimit

Sigurimi i ofrimit të shërbimeve publike vendore.

Sigurimi i ofrimit të shërbimeve publike vendore si parqe, lulishta, mirembajtje te siperfaqeve te varrimit, përmiresim i standarteve të ndricimit, dekori i qytetit etj;
Mbledhja, depozitimi i mbeturinave, trajtimi, pastrimi i rrugëve, shesheve, rrugicave, tregjeve, kopshteve publike, parqeve etj;
Mirëmbajtja rutinë e kanaleve ujitëse dhe kanale kulluese ;
Mirëmbajtjes se trotuareve dhe rrjetit rrugor rural dhe urban;
Shërbimi i transportit publik ;
Kanalizime të Ujërave të Bardha të Mirëmbajtura

Në vitin 2025 do te aplikohet për herë të parë programi i ri, i vendosur nga Ministria e Financave per Sherbimet Publike Vendore, i cili ka ne perberje te tij gjashte nga programet e meparshme, konkretisht 04240- Menaxhimi i Infrastrukturës së Ujitjes dhe Kullimit, 04520- Rrjeti rrugor rural, 04570- Transporti Publik, 05100- Menaxhimi i mbetjeve 06260- Sherbimet publike vendore si dhe 06370- Furnizimi me uje.

Situata aktuale për secilin prej këtyre sherbimeve është si më poshtë:

Bashkia Shkodër ka ushtruar funksionin e saj në realizimin e objektivave për përmirësimin e sistemit vendor të kullimit mbështetur në Planin e Veprimit për ndërhyrje në sistemin kullues. Programi mbulon menaxhimin e infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit në territorin e Bashkisë Shkodër. Përmirësimin e rrjetit kullues dhe ujitës që ndodhet në inventarin e saj dhe shfrytëzimin në funksion të përmirësimit të prodhimit bujqësor.
Persa i perket mirembajtjes se rrugeve dhe trotuareve, vazhdon puna per ndërtimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve rrugore dhe strukturave të transportit.
Nje rendesi te veçante ka edhe transporti publik, rritja e sigurisë dhe lehtësisë së lëvizjes së qytetarëve. Në përputhje me planin, kompletimi me sinjalistikë horizontale dhe vertikale të rrugëve të qytetit sipas ndryshimeve në infrastrukturë. Përmirësimi i sinjalistikës vertikale dhe horizontale për këmbësorët, invalidët dhe qarkullimin e mjeteve. Vendosja e semaforëve në sheshet dhe rrugët me trafik të rënduar.
Nje prej sherbimeve me te rendesishem dhe më me sfida eshte ai I pastrimit te qytetit.
Shërbimi i Pastrimit në Qytet dhe Njësive Administrative realizohet duke u mbështetur në Planin Lokal të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve të Ngurta Urbane dhe Kontratat respektive:
Në 5 lagjet e qytetit, shërbimi i pastrimit realizohet me sipërmarrje private dhe përcaktohet si zona funksionale qendrore;
Në njësitë administrative Velipojë dhe Dajç, Bërdicë Ana e Malit shërbimi i pastrimit realizohet me sipërmarrje private dhe përcaktohet si zona funksionale perëndimore.
Në njësitë Rrethina, Postribë dhe Shalë dhe Gur i Zi shërbimi realizohet me sipërmarrje private dhe përcaktohet si zona funksionale lindore.

Gjatë këtij viti vazhdon përmirësimi i cilësisë të shërbimit dhe rritja e performancës, e matur me vlerat e indikatorëve:
Popullata rezidente e mbuluar me shërbim ne qytet/njesi administrative ne raport me totalin e popullsise;
Të ardhura nga tarifat e shërbimit për 1 ton mbetje të menaxhuar (mbulimi kostos së shërbimit nga tarifa)
Buxheti për menaxhimin e mbetjeve kundrejt sasisë totale të mbetejve të menaxhuar (Lekë për 1 tonë mbetje);
Efiçienca buxhetore për ofrimin e shërbimit. Të ardhura nga tarifat e shërbimit për 1 ton mbetje të menaxhuara;
Ndryshimi në % e frekuencës së mbledhjes së mbetjeve bashkiake në qytet (here në javë);
Ndryshimi në % i frekuencës së mbledhjes së mbetjeve bashkiake në njësi administrative (herë në jave).

Shërbimi i Mirëmbajtjes së Varrezave Publike vazhdon të kryhet me sipërmarrje private. Shërbimi i Mirëmbajtjes së sipërfaqeve të gjelbra, gjitahshtu realizohet me sipermarrje private, për mirëmbajtjen e 89,940 m2 sipërfaqe të gjelbër, ku përfshihen 64 lulishte ndër të cilat 72,940 m2 në qytet dhe 17,000 m2 lulishte në Velipojë. Njëkohësisht realizohet dhe mirëmbajtja e gjelbërimit rrugor në qytet dhe Nj.Ad. me 6,805 rrënjë pemësh. Ky shërbim, me kërkesa në rritje për një performancë gjithnjë e më të mirë arrihet duke rritur sipërfaqet e gjelbra, duke shtuar numrin e pemëve dekorative nëpër lulishte ashtu dhe për gjelbërim rrugor, numrin e stolave, koshave të vegjël të mbeturinave nëpër lulishtet me atraktive.

Shërbimi i dekorit publik realizon me burimet e veta financiare. Krahas punës për dekorimin e qytetit për festat e fund vitit, realizohet shërbimi edhe në rastet e festave të tjera zyrtare si dhe aktivitete të ndryshme të Bashkisë gjatë vitit, ku ndër më kryesoret janë aktivitetet tradicionale si 2 Prilli, Dita e Luleve, Dita e Karnevaleve, Festa e Pavarësisë, etj.
Shërbimi i ndriçimit rrugor përfshin mirëmbajtjen, rehabilitimin dhe ndërtimin e rrjetit të ndriçimit në qytet dhe në njësi administrative, të klasifikuar si më poshtë:
ndriçimi i rrugëve kryesore dhe dytësore
ndriçimi i shesheve
ndriçimi i parqeve dhe lulishteve

Problematikat:

Në problematikat e hasura ne sherbimin e mirembajtjes se kanaleve kulluese dhe ujitese, theksojmë pamundësinë për të ndërhyrë në disa segmente të rrjetit kullues dytësor për shkak të përmasave të mëdha që kanë disa kanaleve kulluese. Ndërhyrja në këto kanale,duke përdorur mjetet që disponojmë është teknikisht e pamundur.
Gjithashtu, problematike është dhe bashkepunimi me banoret e njesive. Ato behen pengese per pastrim kanalesh, pasi i kane mbyllutr ato dhe kane mbjellur aty produkte bujqesore.

Ndersa përsa i perket transportit, sfidat kryesore jane:

trafiku i ngarkuar si rezultat i qarkullimit të automjeteve në akset kryesore dhe në qendër të qytetit, i cili shpeshherë paraqitet me tejkalime të shpejtësisë së lejuar nga drejtues të pandërgjegjshëm.
Nevoja për plotësim me sinjalistikë për kufizim shpejtësie për rritjen e sigurisë rrugore, në pika të caktuara.
Nevojitet vazhdimi i ndërtimit të rrampave, plotësim dhe mirëmbajtjen sinjalistike për të krijuar kushtet e lëvizjes dhe parkimet e mjeteve të personave me aftësi ndryshe.
Nevoja për përmirësim të mëtejshëm të infrastrukturës dhe rritjen e sigurisë për lëvizjen me biçikleta si dhe promovimi i pedalimit.
Përdorimi i mjeteve të transportit publik nuk ka qenë në nivelin optimal. Për rrjedhojë, përdorimi i automjeteve personale nuk ka pësuar rënie.
Dëmtime të qëllimshme të vazhdueshme të sinjalistikës.
Përmirësimi i sinjalistikës në njësitë e reja administrative ku ka mungesë të theksuar të sinjalistikës horizontale e vertikale.

Për shërbimin e pastrimit sfidat jane te medha, nder to rendisim ndergjegjesimin e popullates, pasi pa patur bashkepunimin e tyre, ne ruajtjen paster te ambjenteve te perbashketa, asnjehere sherbimi nuk mund te jete i plote. Mbrojtja e mjedisit, ruajtja dhe përmirësimi i tij, parandalimi dhe pakësimi i rreziqeve ndaj jetës e shëndetit të qytetareve. I njejti ndergjegjesim duhet te jete edhe ne ruajtjen e aseteve te sherbimit, qe jane koshat neper lulishte, kontenieret neper rruget kryesore por edhe neper lagje.

Problematikat qe hasim ne ofrimin e sherbimit te mirembajtjes se varrezave publike jane vështirësia në administrimin e territorit sipas rregullores së funksionimit te varrezave publike, pasi varrezat nuk kanë rrethim të plotë në pjesën e parcelave të vjetra. Kjo shkakton vështirësi në kontrollin e territorit dhe lëvizje të pakontrolluara të kalimtarëve dhe kafshëve. Në pjesën më të madhe të njësive, administrimi i varrezave bëhet nga vetë komunitetet apo nga institucione fetare. Bashkia Shkodër ka angazhuar punonjës të shërbimeve të varrezave të pajisur me mjete përkatëse për ofrimin e shërbimit të mirëmbajtjes së varrezave në Njësitë administrative. Në ndonjë nga njësitë administrative pjesë e Bashkisë Shkodër, kërkohet vlerësimi dhe planifikimi për shpronësim të hapësirave të reja në funksione të shërbimit të varrezave.

Për sherbimin e gjelberimit lind nevoja për shtrirjen e këtij shërbimi në njësitë administrative të Bashkisë si dhe rritja e cilësisë së dekorit urban në të gjitha qendrat dhe sheshet urbane. Gjithashtu edhe ndergjegjesimi per te mos demtuar siperfaqet e gjelberta.
Ndersa per sherbimin e ndriçimit, problematikat kryesore jane dëmtimi i ndriçuesve, i shtyllave zinkat dhe kapakëve nga kundravajtës. Nga aksidentet rrugore dhe amortizimi i ndriçuesve janë dëmtuar dhe kanë dalë jashtë funksioni shtylla zinkat 8 – 10 m dhe ndriçues SMART, dhe vjedhja e kapakëve.
Mosfunksionimi i linjave të ndriçimit të rrugës Unazës Lindore, të cilat, megjithëse kanë përfunduar si investim, nuk janë dorëzuar pranë Bashkisë Shkodër në administrim dhe mirëmbajtje.
Faturimet e parregullta nga ana e OSHEE, ku shpesh paraqiten probleme me mbifaturime, lexim jashtë kushteve teknike.

Sherbimet publike vendore, ka si burim financimi transfertën e pakushtëzuar, dhe të ardhura të tjera. Pjesën më të madhe të shpenzimeve e zënë shpenzimet korrente me: 77.5 % në vitin 2025, 80 % në vitin 2026, 80 % në vitin 2027. Shpenzimet për paga dhe sigurime shoqërore zënë: 18.2 % në vitin 2025, 18.6 % në vitin 2026, 18.6% në vitin 2027. Shpenzimet kapitale zënë:4.3 % në vitin 2025, 1.4 % në vitin 2026 dhe 2027.

Shpenzimet e Shërbimit sipas Kategorive ekonomike (000 ALL)

Emri i ArtikullitKodi i Artikullit2022
Fakt
2023
Fakt
2024
Buxh. Fillest I
miratuar VKB 55 dt
29.12.2023 dhe shtesat sipas transfertave
2025
Plani
2026
Plani
2027
Plani
Paga dhe Sigurime
Paga60026,730.033,565.0109,491.0130,940130,940130,940
Sigurime Shoqërore & Shëndetësore6014,479.75,631.017,526.020,82620,82620,826
Korente                                       
Mallra dhe Shërbime602383,714.1440,907.0617,433.0632,567639,395639,813
Subvencion603000000
Transferta të Brendshme60414,660.033,782.015,000.015,00015,00015,000
Transferta të Jashtme605000000
Transferta për Familje & Individë6061,760.0256.00000
Shpenzime Kapitale
Aktive të Paprekshme2307,132.9 0.000000
Aktive të Prekshme231316,877.746,782.080,682.035,99911,84911,849
TOTALI755,354.3560,923.0840,132.0835,332818,010818,428