Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve 2026

Nr.Data e regjistrimitObjektiData e kthimit të përgjigjesStatusi i kërkesësTarifa
0108.01.2026
Nr.464
Protokolli
E-mail
1. A ka marrë Bashkia Shkodër në administrim, menaxhim apo mirëmbajtje hidrovoret që shërbejnë për kullimin e ujërave në territorin e bashkisë? Nëse po, që prej cilës periudhë?
2. Sa hidrovore funksionale ose në gjendje pune ndodhen aktualisht në territorin e Bashkisë Shkodër?
3. Cili është qëndrimi zyrtar i Bashkisë Shkodër lidhur me pretendimet se hidrovoret nuk kanë lidhje funksionale ose kapacitet të mjaftueshëm me kanalet kryesore të kullimit në zonat e prekura?
4. Çfarë masash konkrete ka marrë Bashkia Shkodër për menaxhimin e situatës së përmbytjeve të ndodhura së fundmi në qytet dhe njësitë administrative përreth?
5. Cilat kanë qenë masat paraprake të ndërmarra nga Bashkia Shkodër për të parandaluar përmbytjet, përpara reshjeve intensive?
6. Duke qenë se një pjesë e territorit të Bashkisë Shkodër është përmbytur, a e konsideron bashkia këtë situatë si tregues të mosfunksionimit të hidrovoreve apo të sistemit të kullimit në tërësi? Nëse jo, cili është vlerësimi zyrtar për shkaqet e përmbytjes?
09.01.2025
Përgjigje
E-mail
PërfunduarNuk ka
0214.01.2026
Nr.906
Protokolli
E-mail
Financimi Publik për OJF-të
1. A keni ofruar mbështetje financiare për organizatat jofitimprurëse (OJF) gjatë vitit 2025?
2. Nëse keni ofruar mbështetje financiare, sa ka qenë buxheti i shtetit i alokuar vetëm për mbështetjen e organizatave jofitimprurëse gjatë vitit 2025? Sa nga ky buxhet u disbursua tek OJF-të?
3.Nëse keni ofruar mbështetje financiare cila ka qenë forma e mbështetjes (grant, kontrata shërbimi, prokurim publik/tenderim, etj.)?
4. Sa OJF kanë aplikuar për mbështetje financiare gjatë vitit 2025? Ju lutem, specifikoni sipas formës së mbështetjes, nëse ka patur më shumë së një formë.
5. Sa OJF kanë përfituar nga kjo mbështetje? Ju lutem, specifikoni sipas formës së mbështetjes nëse ka patur më shumë se një formë
6. Cila ka qenë buxheti i disbursuar për organizatë dhe në total? Ju lutem, specifikoni sipas formës nëse ka patur më shumë se një formë.
Keni ofruar mbështetje jofinanciare gjatë vitit 2025?
7. Cila është baza ligjore/ rregullatore që rregullon këtë formë mbështetjeje?
8. Nëse keni ofruar mbështetje jofinanciare, sa OJF kanë përfituar nga kjo mbështetje? Cili ka qenë lloji i mbështetjes jofinanciare të ofruar (mjedise, trajnime, ndarje eksperiencash, etj)?
9.Keni nënshkruar kontratë për mbështetje jo financiare? Nëse po, cila është baza ligjore për ofrimin e kësaj mbështetjeje?
10. Cili është numri i takimeve monitoruese nga numri total i projekteve fituese që keni kryer gjatë 2025? Ju lutem na siguroni një listë të kritereve monitoruese.
11. A është bërë një vlerësim impakti mbi fondin e disbursuar ndaj organizatave jofitimprurëse? A keni një raport të tillë vlerësimi? Nëse po, ju lutem bashkëngjisni atë.
Bashkëpunimi me OJF-të
1. Sa është numri i konsultimeve publike të realizuara nga institucioni juaj gjatë vitit 2025?
2. A ka institucioni juaj koordinator për shoqërinë civile? Nëse po, ju lutem citoni kontaktin.
3. Sa OJF kanë marrë pjesë në konsultime publike të organizuara nga Institucioni juaj? Si janë informuar ato?
4. Sa përqind (%) e projektligjeve / akteve nënligjore të hartuara nga institucioni juaj janë konsultuar me OJF-të?
5. A janë të përfshirë përfaqësues të OJF-ve në organe këshillimore të institucionit tuaj? Nëse Po, cilat janë këto organe këshillimore dhe sa OJF janë të përfshirë në to?
6. Aj anë përfshirë OJF në grupet e punës së ngritura të institucionit tuaj? Nëse Po, cilatjanë këto grupe pune dhe sa OJF janë të përfshirë në to?
23.01.2026
Nr.1524
Postë
Përgjigje
PërfunduarNuk ka
0303.02.2026
Nr.2426
Protokolli
e-mail
 
1. Sa kontrata janë lidhur deri më sot nga bashkia juaj në kuadër të Paketës së Maleve?
2. Kush janë përfituesit e këtyre kontratave, duke specifikuar:
· emrin e subjektit, NIPT-in, kombësinë (shqiptar / i huaj)
3. Sa është sipërfaqja e dhënë për secilin përfitues dhe ku ndodhet konkretisht?
4. Për çfarë aktiviteti është marrë toka?
5. A janë kryer investimet e premtuara dhe a janë monitoruar nga Bashkia?
6. Sa kontrata janë anuluar ose janë në shkelje?
7. Sa hektarë tokë janë dhënë në përdorim nga bashkia juaj?
 
16.02.2026
Nr.3755
Përgjigje
Postë
PërfunduarNuk ka
0404.02.2026
Nr.2658
Protokolli
e-mail
 
1. Një kopje të dokumentit të Lejes së Ndërtimit.
2. Një kopje të kontratës\ kontratave noteriale së sipërmarrjes, së lidhur midis zhvilluesit, pronarëve të truallit (apo përfaqësuesit të tyre me prokurë) dhe subjektit ndërtues (projektues) që ka kryer punimet.
3. Një kopje te dokumente që vërtetojnë të drejtat pasurore të pronarëve që marrin pjesë në një zhvillim, përfshirë marrëveshjet midis pronarëve dhe zhvilluesit ose/dhe palëve të treta.
4. Një kopje të Preventivëve të Punimeve (kostot e punimeve).
5. Një kopje të Raportit të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM-së).
6. Një kopje të dokumentit që vërteton pagesën e Taksës në Infrastrukturë.
 
13.02.2026
Nr.2658/1
Përgjigje
Postë
PërfunduarNuk ka
0510.02.2026
Nr.3030
Protokolli
e-mail
A keni marrë ju aplikime për leje ndërtimi për instalimin e impianteve të ujërave të ndotura në mënyrë individuale nga hotele, bujtina, resorte, fshatra turistikë etj?
· Nese po, sa?
05.03.2026
Nr. 3030/1
Protokolli
Përgjigje
e-mail
PërfunduarNuk ka
0611.02.2026
Nr. 3396
Protokolli
e-mail
1. Sa është vlera totale e taksës së vendosur për ndikimin në infrastrukturë për këtë projekt (lekë), dhe mbi cilët parametra është llogaritur (p.sh. sipërfaqe ndërtimi, kategori zhvillimi, fazë, indeksime, etj.)?
 
2. A është paguar taksa e ndikimit në infrastrukturë për këtë projekt? Nëse po kërkoj datën e pagesës dhe nga cila kompani është kryer ajo “Gener 2″/”Aba Blue Borgo” apo të tjera.
 
3. Aka pasurpërjashtim/lehtësim/shtyrje afati ose rillogaritje? Nëse po, kërkoj kopje të akteve përkatëse dhe arsyetimin.
 
4. A përputhet projekti me Planet e Përgjithshme Vendore dhe Planin e Detajuar Vendor të zonës nga Bashkia Shkodër?
 
5. A ka kryer Bashkia Shkodër inspektime në terren për këtë projekt (para nisjes së punimeve, ose pas nisjes së saj) nëse po, në cilat data dhe çfarë përfundimesh ka pasur nga këto inspektime?
 
6. Çfarë qëndrimi ka zyrtarisht Bashkia Shkodër për përplasjen dhe pretendimet që kanë banorët e Rrjollit me projektin “Blue Borgo”? A është interesuar Bashkia për të ndërhyrë si institucion qoftë edhe për të negociuar për një zgjidhje të mundshme?
 
27.01.2026
Nr.4712
Postë
Përgjigje
PërfunduarNuk ka
0712.02.2026
Nr.3481
Protokoll
e-mail
Cili është statusi urbanistik i zonës së Rrjollit, Bashkia Shkodër, sipas Planit të Përgjithshëm Vendor në fuqi?
  Ju lutem na vini në dispozicion hartën ose pjesën përkatëse të planit vendor ku përfshihet territori ku parashikohet projekti turistik i shpallur investim strategjik në zonën e Rrjollit.
 A ka marrë Bashkia Shkodër ndonjë vendim që lidhet me projektin turistik të shpallur investim strategjik në zonën e Rrjollit?
Nëse po, ju lutem na vini në dispozicion kopje të këtyre vendimeve. 
A ka lëshuar Bashkia Shkodër leje zhvillimi, leje ndërtimi apo çdo dokument tjetër urbanistik për këtë projekt ose për subjektin investitor? Nëse po, ju lutem na vini në dispozicion kopje të dokumenteve. 
A përfshin projekti sipërfaqe toke në pronësi të Bashkisë Shkodër?
Nëse po, ju lutem na saktësoni sipërfaqen dhe aktin mbi bazën e të cilit është vënë në dispozicion. 
A ka lidhur Bashkia Shkodër ndonjë marrëveshje, kontratë apo akt bashkëpunimi me subjektin investitor për këtë projekt?
Nëse po, ju lutem na vini në dispozicion kopje të këtyre dokumenteve.
27.02.2026
Nr.4711
Protokolli
Përgjigje
Postë
PërfunduarNuk ka
0816.02.2026
Nr. 3689
Protokolli
e-mail
1. Loti X-të: Projektim Rikonstruksion rruga Edit Durham (tek shkolla Martin Camaj). Projekt i vitit 2016, hartuar nga Taulant sh.p.k.
2. Raportin teknik bashkëlidhë projektit.
3. Procesverbalin e marrjes ne dorezim te projektit.
19.03.2026
Mr.3689/1
Protokolli
Përgjigje
e-mail
PërfunduarNuk ka
0917.02.2026
Nr.3836
Protokolli
e-mail
· Sa përmbytje ka pasur në territorin e bashkisë në 10 vitet e fundit?
· Sa banesa, toka bujqësore dhe biznese janë dëmtuar gjatë këtyre përmbytjeve?
· Sa është vlera e dëmit ekonomik të dokumentuar për çdo rast?
· A ka pasur kompensim të parashikuar për banorët e prekur dhe nëse po, sa ka qenë shuma totale e kompensimeve?
· A janë marrë masa parandaluese nga ana bashkisë apo vetëm reaguese ndaj përmbytjeve?
 
27.02.2026
Nr.4715
Protokolli
Përgjigje
Postë
PërfunduarNuk ka
1017.02.2026
Nr.3821
Protokolli
e-mail
1-Sa leje ndërtimi ka përfituar ky shtetas që nga viti 2001, kur regjistroi kompaninë e tij “Ada Velipojë” e deri në vitin 2025?05.03.2026
Nr.3821/1
Protokolli
Përgjigje
e-mail
PërfunduarNuk ka
1123.02.2026
Nr. 4265
Protokolli
e-mail
Ju lutem të më informoni nëse lyerja e hyrjes konsiston vetëm në mirëmbajtje dhe lyerje me bojë për shkak të lagështisë, pa ndryshim strukture, pa ndërhyrje në elementë mbajtës dhe pa ndryshime në volum apo fasadë.
Ju lutem konfirmoni nëse kjo ndërhyrje mund të kryhet pa procedurë administrative apo nëse kërkohet ndonjë aplikim specifik. Faleminderit për bashkëpunimin.
25.02.2026
Nr.4416
Protokolli
Përgjigje
Postë
PërfunduarNuk ka
1226.02.2026
Nr. 4438
Protokolli
e-mail
Sa bibloteka/ librari ka qyteti, së bashku me ato të lagjeve;
Buxhetin e akorduar për secilën prej librarive në secilin vit, 2021, 2022, 2023, 2024 dhe 2025 me ndarjen sipas zërave.
Buxhetin e planifikuar për to për vitin 2026.
26.02.2026
Nr.4556
Protokolli
Përgjigje
Postë
PërfunduarNuk ka
1304.03.2026
Nr.4987
Protokolli
e-mail
-Sa kopshte dhe cerdhe ndodhen ne bashkine tuaj? Ju lutem i ndani sipas njesive administrative?
– Sa eshte fondi qe ka ne dispozicion per kete sherbim bashkia juaj? Kur eshte hera e fundit qe eeshte
ionvestuar ne infrastrukturen e tyre? Ju lutem te dhenat te jene per 5 vitet e fundit
– A ofron transport publik bashkiak juaj? Ju lutem shenoni njesit administrative qe funksionon ky
sherbim
– A ka projekte/kurse profesionale per nxitjen e punesimit te grave ne bashkine tuaj? Nese po cfare
synojne te arrijne?
 
19.03.2026
Përgjigje
e-mail
PërfunduarNuk ka
1410.03.2026
Nr.5634
Protokolli
e-mail
 
1. A ka kryer IMT verifikime në terren në zonën e Baks-Rrjollit gjatë marsit të 2025 kur banorët
denoncuan nisjen e punimeve për projektin “Blue Borgo”?
2. Duke qenë se leja e ndërtimit rezulton e firmosur më 8 gusht 2025 dhe e zbardhur më 15 janar 2026, a
konsiderohen të ligjshme punimet paraprake që sipas banorëve kanë nisur në mars të 2025?
3. A është konstatuar nga IMT ndonjë shkelje apo punim pa leje nga kompania që po zhvillon projektin
dhe a janë marrë masa administrative?
4. Nëse punimet kanë nisur përpara përmbylljes së procedurave ligjore, cilat janë pasojat ligjore sipas
legjislacionit për territorin dhe ndërtimin?
5. Kur është informuar Bashkia Shkodër për nisjen e zhvillimit të projektit turistik “Blue Borgo” në zonën e Baks-Rrjollit?
6. Banorët e Rrjollit pretendojnë se nuk janë pyetur. A është zhvilluar dëgjesë publike për ndërtimin e resortit? Nëse po, a keni ndonjë procesverbal, kush ka marrë pjesë, sa banorë kanë qenë dakort?
 
30.03.2026
Përgjigje
e-mail
PërfunduarNuk ka
1526.03.2026
Nr.6634
Protokolli
e-mail
Kerkoj informacion ne lidhje me: “Aplikim për Paketën e Maleve” dhe në vijim në referim të Kreut II i ligjit nr. 20/2025 “Për Paketën e Maleve” ?09.04.2026
Nr.6634/1
Protokolli
e-mail
Përgjigje
PërfunduarNuk ka
1626.03.2026
Nr.6704
Protokolli
e-mail  
Kerkoj informacion zyrtar nga Sherbimi social per arsyen e refuzimit te ndihmes ekonomike.15.04.2026
Nr.8802
Protokolli
e-mail
Përgjigje
PërfunduarNuk ka
1707.04.2026
Nr. 8229
Protokolli
e-mail  
Nga autoriteti përkatës, Bashkia Shkodër, kërkoj të më vihen në dispozicion informacionetmbi teatrin Migjeni, si më poshtë:
1- Sa staf ka trupa e teatrit; aktor, vallëtar, korist, regjisor, skenarist etj
2- Sa premiera janë dhënë në secilin vit 2021, 2022, 2023, 2024, 2025;
3- Sa evente janë bërë në secilin vit 2021, 2022, 2023, 2024, 2025;
4- Sa ka qenë buxheti i akorduar për teatrin në secilin vit 2021, 2022, 2023, 2024, 2025;
Po ashtu kërkoj të më vihet në disponim informacioni mbi buxhetin total të bashkisë në secilin vit 2021, 2022, 2023, 2024, 2025.
 
15.04.2026
Përgjigje
e-mail
PërfunduarNuk ka
1814.04.2026
Nr.8790
Protokolli
e-mail
Konkretisht, kërkojmë informacion mbi pikat e mëposhtme:
· A ka miratuar Këshilli Bashkiak një rregullore specifike për marrëdhëniet e Këshillit Bashkiak me publikun dhe median?
· Nëse po, ju lutemi ta vendosni këtë rregullore në dispozicion në mënyrë elektronike, duke specifikuar gjithashtu numrin dhe datën e vendimit me të cilin është miratuar.
 
16.04.2026
Përgjigje
e-mail
PërfunduarNuk ka
1915.04.2026
Nr.8789
Protokolli
e-mail
1. Llojet e materialeve termoizoluese të përdorura (specifikimet teknike dhe tregtare).
2. Certifikatat e sigurisë dhe përputhshmërisë (veçanërisht në lidhje me rezistencën ndaj zjarrit).
3. Dokumentacionin teknik të projekteve (preventiva, specifikime teknike, projekt-zbatim).
4. Subjektet zbatuese dhe mbikëqyrëse të punimeve.
5. Procedurat e ndjekura për kontrollin dhe kolaudimin e punimeve.
6. Çdo raport inspektimi apo auditimi të kryer mbi këto ndërhyrje. Në rast se për punimet e kryera ka ndryshime sipas zonave apo lagjeve të ndryshme, të vihet në dispozicion materiali i plotë dhe dokumentacioni përkatës për secilën prej tyre sipas pikave të mësiperme.
22.04.2026
Përgjigje
e-mail
PërfunduarNuk ka
2016.04.2026
Nr. 8994
Protokolli
e-mail
Liste e operatorëve publikë dhe private me të cilë institucioni juaj bashkëunon për menaxhimin e mbetjeve elektronike. Sa eshte sasia vjetore e gjenerimit, grumbullimit dhe trajtimit te MEE ne njesine tuaj vendore ne 10 vitet e fundit? Ne cfare mase eshte arritur objektivin M11 i “Dokumentit te politikave strategjike dhe planit kombetar I menaxhimit te integruar te mbetjeve” ne njesine tuaj vendore ne lidhje me MEE, ku specifikohet se:
Të gjitha bizneset qe importojnë apo prodhojnë mbetje të rrymave specifike, në zbatim të parimit “të përgjegjësisë së zgjeruar të prodhuesit”, ngrenë skemat e veçanta dhe/ ose të përbashkëta në bashkëpunim me Bashkitë e vendit dhe përdorues të tjerë të mbetjeve specifike si për gomat, bateritë, mbetjeve elektrike dhe elektronike, mbetjet organike, makinat në fund të jetës, etj., për rikuperimin dhe trajtimin e tyre.
30.04.2026
Përgjigje
e-mail
PërfunduarNuk ka
2111.05.2026
Nr. 10927
Protokolli
e-mail
1.Buxheti vjetor i miratuar për kulturën dhe realizimi faktik i tij, të ndara sipas programeve buxhetore dhe institucioneve përfituese.
 
2.Numri i aktiviteteve, festivaleve ose projekteve kulturore të organizuara ose të mbështetura financiarisht nga bashkia për çdo vit gjatë periudhës 2020–2025.
3.Të dhëna mbi fondet publike të shpërndara në fushën e kulturës, duke specifikuar për çdo vit: numrin total të përfituesve;
vlerën totale të fondeve të shpërndara;
ndarjen sipas kategorive të aktiviteteve të mbështetura.
 
4.Lista e institucioneve kulturore në varësi të bashkisë, duke specifikuar: funksionin;
vendndodhjen;
numrin e punonjësve.
 
5.Numri i punonjësve të angazhuar në strukturat përgjegjëse për kulturën në bashki për çdo vit gjatë periudhës 2020–2025.
6.Informacion mbi fondet e përdorura për restaurime, rehabilitime ose ndërhyrje në objekte të trashëgimisë kulturore, duke specifikuar: objektin;
llojin e ndërhyrjes;
vitin e realizimit;
vlerën e financimit.
 
7.Lista e strategjive, planeve lokale ose dokumenteve politikë në fushën e kulturës të hartuara ose zbatuara gjatë periudhës 2020–2025.
 
8.Numri i konsultimeve publike të zhvilluara në lidhje me kulturën, trashëgiminë kulturore ose aktivitetet kulturore gjatë periudhës 2020–2025.
 
9.Të dhëna mbi hapësirat publike ose infrastrukturën e përdorur për aktivitete kulturore gjatë periudhës 2020–2025.
Nëse ekzistojnë, të dhëna mbi të ardhurat e gjeneruara nga institucionet kulturore në varësi të bashkisë gjatë periudhës 2020–2025.
 
10.Në rast se bashkia disponon strategji, plane veprimi ose projekte në proces për zhvillimin e kulturës, industrive kreative ose trashëgimisë kulturore për periudhën në vijim, ju lutem vini në dispozicion informacion mbi statusin aktual të tyre.
Ju lutem specifikoni të dhëna mbi shpërndarjen e aktiviteteve, investimeve ose infrastrukturës kulturore sipas njësive administrative të bashkisë gjatë periudhës 2020–2025.
 
21.05.2026
Përgjigje
e-mail
PërfunduarNuk ka
2209.06.2026
Nr. 13837
Protokolli
e-mail
1. A ka pasur Bashkia juaj buxhet vjetor të planifikuar për rininë (grup moshën 15-29 vjeç) për periudhën janar -dhjetor 2025? Nëse po, sa është ky buxhet për rininë dhe sa përqind të shumës totale të buxhetit të bashkisë zënë këto zëra? Nëse jo, ju lutem a mund të na tregoni disa nga arsyet përse nuk ka një planifikim të tillë?
 2. A ka përfituar bashkia nga projekte të financuara nga donatorë që synojnë rininë gjatë vitit 2025? Ku konsistojnë këto projekte?
3. Sa është numri total i punonjësve në Bashkinë tuaj (2025)? Sa prej tyre janë femra dhe sa janë meshkuj? Sa prej tyre i përkasin personave me aftësi të kufizuara, edhe sipas gjinisë? 4. Sa është numri i të rinjve (18-29) punonjës të bashkisë tuaj në vitin 2025? Sa prej tyre janë femra dhe sa janë meshkuj? Sa prej tyre i përkasin personave me aftësi të kufizuara, edhe sipas gjinisë?
5. Sa është numri i të rinjve (18-29) të punësuar në bashkinë tuaj, të cilët mbajnë pozicione drejtuese dhe vendimmarrëse? (zv.kryetar, drejtor, etj). Sa prej tyre janë femra dhe sa janë meshkuj? Sa prej tyre i përkasin personave me aftësi të kufizuara, edhe sipas gjinisë?
6. A ka Bashkia juaj politika rinore të zhvillura specifikisht për grup moshën 15-29 vjeç? Nëse jo, ju lutem a mund të na tregoni disa nga arsyet përse nuk ka të zhvilluar një politikë të tillë?
7. A keni në institucionin tuaj, një strukturë, njësi (drejtori, sektorë) ose punonjës (staf) të dedikuar për çështjet e rinisë? Nëse po ju lutem specifikoni: emrin e strukturës/njësisë; numrin e stafit, përgjegjësitë kryesore). Prej sa kohësh janë funksionale?
8.  A ka struktura rinore të ngritura në Bashkinë tuaj dedikuar grupmoshës së të rinjve 15-29 vjeç (qendra/zyra rinore, këshilla rinore, parlament rinor, struktura konsultative rinore, etj.) për periudhën janar – dhjetor 2025. Nëse po, cilat janë ato? Me kë keni bashkëpunuar për ngritjen e strukturave të tilla (organizata rinore, grupe të rinjsh, individë, etj)
9. A keni një Plan Vendor Veprimi për Rininë ose dokumente të tjera që adresojnë çështjet e rinisë? Nëse po, ju lutemi të specifikoni titullin, datën e miratimit dhe periudhën e zbatimit. Ju lutemi të bashkëngjitni dokumentin.
10. Në lidhje me organizimin dhe funksionimin e Këshillit Vendor Rinor (KVR) në bashkinë tuaj, ju lutem përgjigjuni pyetjeve si më poshtë: 이 Viti i krijimit i KVR në bashkinë tuaj Numri i antarëve të KVR në bashkinë tuaj Numri të rinj të përfshirë në KVR? Sa prej tyre janë femra dhe sa janë meshkuj? Sa prej tyre i përkasin personave me aftësi të kufizuara, edhe sipas gjinisë?
11.Numri i mbledhjeve të zhvilluara gjatë 2025 Numri i aktiviteteve të organizuara nga KVR përgjatë 2025 12. Për çfarë lloj mbështetje / iniciativa/ bashkëpunime keni nevojë për të përmirësuar funksionet e KVR në qytetin tuaj?
13. A keni pasur ju forma të tjera bashkëpunimit (me grupe të rinjsh, organizata rinore, etj) për zhvillimin e aktiviteteve me fokus rininë? Nëse po ku kanë konsistuar ato?
14. Sa organizata rinore, qendra rinore ose grupe rinore operojnë në territorin e bashkisë? Cilat janë ato?
15. A ofron bashkia mbështetje për organizatat rinore? (mbështetje financiare; vënie në dispozicion të ambienteve publike; mbështetje për ngritjen e kapaciteteve; forma të tjera mbështetjeje (ju lutemi specifikoni). 16. Ju lutemi të jepni informacion mbi aktivitetet për të rinjtë të organizuara ose mbështetura nga bashkia gjatë vitit 2025, si: (aktivitete kulturore; aktivitete sportive; nisma vullnetare; nisma të angazhimit komunitar; veprimtari mjedisore).
17. Në çfarë mënyrash përfshihen të rinjtë në proceset vendimmarrëse të bashkisë? (konsultime publike, forume rinore, buxhetim me pjesëmarrje, organe këshillimore, mekanizma të tjerë)
18. Gjatë vitit të fundit (2025), sa konsultime publike me pjesëmarrjen e të rinjve ka organizuar bashkia? Sa është pjesëmarrja e të rinjve në këto konsultime? Cilat janë disa nga mjetet apo mekanizmat që përdor bashkia në përfshirjen e të rinjve në të tilla procese?
19. Cilat janë sfidat kryesore që has bashkia në angazhimin e të rinjve në proceset e vendimmarrjes lokale?
20. A përdor bashkia platforma ose mjete digjitale për të lehtësuar pjesëmarrjen e të rinjve në proceset vendimmarrëse? Cilat janë ato? Lutemi listoni mjetet e komunikimit që përdor bashkia juaj dhe link përkatëse të faqes së webit të bashkisë (website) dhe rrjetet sociale si Facebook dhe Instagram.
21. A ofron bashkia mbështetje për sipërmarrjen rinore? (grante, trajnime, mentorim, inkubim biznesi, forma të tjera mbështetjeje)
22. Ju lutemi të ndani praktika të mira, histori suksesi ose iniciativa të suksesshme që lidhen me pjesëmarrjen e të rinjve dhe që mund të përfshihen në Raportin Kombëtar të Monitorimit të Pjesëmarrjes së të Rinvje.
23. A ka masa ose programe specifike për grupet vulnerabël të të rinjve, si: (të rinjtë me aftësi të kufizuara; të rinjtë NEET (jo në arsim, punësim ose trajnim); të rinjtë romë dhe egjiptianë; të rinjtë në zonat rurale; vajzat dhe gratë e reja; grupe të tjera vulnerabël). 24. Sa është numri total i përfituesve nga Skema e Ndihmës Ekonomike për vitin 2025? Sa prej tyre janë femra dhe sa meshkиj?
 25. Sa është numri e të rinjve (15-29 vjeç) përfitues nga Skema e Ndihmës Ekonomike për vitin 2025? Sa prej tyre janë femra dhe sa meshkuj?
26. Sa është numri total i përfituesve të Pagesës së Aftësisë së Kufizuar për vitin 2025? Sa prej tyre janë femra dhe sa meshkuj?
27. Sa është numri e të rinjve (15-29 vjeç) përfitues të Pagesës së Aftësisë së Kufizuar për vitin 2025? Sa prej tyre janë femra dhe sa meshkuj?
28. Sa është numri total i personave të cilat janë pjesë e Shërbimeve të Kujdesit Shoqëror për vitin 2025? 29.Sa prej tyre janë femra dhe sa meshkuj? Sa është numri i të rinjve (15-29 vjeç) të cilat janë pjesë e Shërbimeve të Kujdesit Shoqëror për vitin 2025? Sa prej tyre janë femra dhe sa meshkuj?
19.06.2026
Përgjigje
e-mail
PërfunduarNuk ka
2309.06.2026
Nr. 13826
Protokolli
e-mail
Ju lutem te me vini ne dispozicion informacion te detajuar per ceshtjet e meposhtme:
 
1. Ku do te sistemohen tregtaret aktuale gjate periudhes se rikonstruksionit?
2. A ka Bashkia parashikuar nje ambient alternativ ku ne te vazhdojme aktivitetin tone?
3. Sa eshte afati i parashikuar per perfundimin e rikonstruksionit?
4. Pas perfundimit te punimeve, a do te kemi te drejte te rikthehemi ne vendet tona aktuale?
5. Cila eshte vlera juridike e kontratave ose marreveshjeve ekzistuese me Bashkine?
6. A do te kene prioritet tregtaret aktuale ne ndarjen e ambienteve te reja?
7. Cilat do te jene kriteret e perzgjedhjes dhe tarifat pas rikonstruksionit?
8. A eshte parashikuar ndonje forme kompensimi ose mbeshtetjeje per periudhen e nderprerjes se
aktivitetit?
22.06.2026
Përgjigje
Nr.16737
Protokolli
postë
PërfunduarNuk ka
2418.06.2026
Nr. 16523
Protokolli
e-mail
Të dhëna për sezonet turistike 2024, 2025 dhe 2026
-Sa është sipërfaqja totale e plazheve në administrimin e bashkisë Shkodër
-Sipërfaqja e plazheve publike të lira dhe përqindja e tyre ndaj sipërfaqes totale
-Numri i lejeve për stacione plazhi të miratuara çdo vit
-Numri i kontrolleve të ushtruara ndaj operatorëve të plazheve për secilin sezon
-Numri dhe lloji i masave administrative të vendosura për zaptim të hapësirave publike, tejkalim të
sipërfaqeve të lejuara ose shkelje të kushteve të kontratës
-Vendimet për miratimin e çmimeve tavan të çadrave dhe shezlongëve për sezonet 2024-2026
-Të dhëna mbi monitorimin e zbatimit të çmimeve tavan dhe rastet e konstatuara të moszbatimit
22.06.2026
Përgjigje
e-mail
PërfunduarNuk ka
2501.07.2026
Nr. 17325
Protokolli
e-mail
– Kur është kryer rikualifikimi i qendrës së Shirokës dhe kur është marrë në dorëzim objekti?
– Cila është vlera e investimit dhe cili institucion e financoi?
– A është ende në fuqi periudha e garancisë së punimeve? Nëse jo, kur ka përfunduar?
– A është konstatuar nga Bashkia dëmtimi i kalldrëmit në qendrën e Shirokës?
– Cilat janë shkaqet e këtyre dëmtimeve sipas vlerësimit të Bashkisë?
– Sa fonde janë shpenzuar për mirëmbajtjen e qendrës së Shirokës që nga përfundimi i investimit?
– A është planifikuar ndërhyrje për riparimin e segmentit të dëmtuar? Nëse po, kur do të nisë dhe sa është fondi i
parashikuar?
– A është ngritur përgjegjësi ndaj subjektit që ka kryer punimet, nëse dëmtimet lidhen me cilësinë e investimit?
13.07.2026
Përgjigje
Nr.18271
Protokolli
postë
PërfunduarNuk ka
2602.07.2026
Nr. 17384
Protokolli
e-mail
1. Cilat plazhe publike do të administrohen nga bashkia juaj me tarifë gjatë sezonit 2026?
2. Ju lutem dërgoni listën e plotë të plazheve publike të tarifuara, me emërtimin dhe vendndodhjen e
tyre.
3. Ju lutem dërgoni hartën ose koordinatat e këtyre zonave.
4. Cilat janë tarifat e miratuara për secilin plazh?
5. Ju lutem dërgoni vendimin e Këshillit Bashkiak ose aktin administrativ që miraton tarifat.
6. Ku do të shkojnë të ardhurat e mbledhura nga tarifimi?
7. Sa të ardhura parashikohen të mblidhen gjatë sezonit?
8. Çfarë shërbimesh do të përfshihen në tarifë (pastrim, tualete, dushe, roje plazhi, parkim etj.)?
9. A do të ketë zona publike falas pranë këtyre plazheve? Nëse po, specifikojini.
10. Si do të informohen qytetarët për tarifat dhe kufijtë e plazheve publike të tarifuara?
 
17.07.2026
Përgjigje
Nr. 18695
protokolli
 postë
PërfunduarNuk ka