Pronësia intelektuale
Pronësia intelektuale në Republikën e Shqipërisë rregullohet nga ligji nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejta të tjera të lidhura me to”. Ky ligj zbatohet për personat fizikë, juridikë, vendas ose të huaj, që ushtrojnë veprimtari krijuese, tregtare, prodhuese ose çdo veprimtari tjetër vlerësimi, shfrytëzimi, përdorimi a tjetërsimi të veprave letrare, artistike ose shkencore në territorin e Republikës së Shqipërisë. E drejta e autorit përfshin dhe mbron të drejtat vetjake jopasurore të autorit, duke siguruar respektin ndaj cilësive të tij intelektuale dhe personale në punë dhe të drejtat pasurore të autorit në lidhje me interesat e tij ekonomikë. Personat fizikë dhe juridikë të huaj, veprat e të cilëve mbrohen në kuadrin e marrëveshjeve ndërkombëtare, palë e të cilave është Republika e Shqipërisë, gëzojnë të njëjtin mbrojtje nga ky ligj sikurse edhe shtetasit apo personat fizikë dhe juridikë të Republikës së Shqipërisë, përveçse kur parashikohet ndryshe nga ky ligj.
Pronësia Industriale
Ligji me nr. 9947, datë 27.04.2008 “Për pronësinë industriale”, i ndryshuar rregullon sistemin e dhënies dhe të mbrojtjes së patentës dhe modalitetin e përdorimit (për mbrojtjen e shpikjeve), dizajnove industriale, tregtare dhe shërbëse, shenjave, si dhe treguesit gjeografikë. Në mënyrë që të merret në mbrojtje në Shqipëri, këto të drejta duhet të jenë të regjistruara në Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Industriale. Dizenjimi dhe markat gjithashtu mund të jenë të regjistruar në nivel të Bashkimit Europian. Mbrojtja jepet për dizajnot industriale sipas ligjit. Treguesit gjeografikë dhe emërtimet e origjinës, që përdoren në tregti për të treguar origjinën gjeografike të produkteve, mbrohen nga ky ligj dhe nga aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.