Projektvendimet për shqyrtim në mbledhjen e Këshillit të Bashkisë Shkodër, Shkurt 2021

19.02.2021

Në mbështetje të ligjit nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore“, Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Shkodër“ Aktit Normativ nr.3, datë 15.03.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19“, i ndryshuar, njoftoj thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Shkodër online, ditën e premte, datë 26 Shkurt 2021, ora 17:00, me rend dite si më poshtë:

  1. Pr/ Vendim “Për plotësim vakancës dhe dhënien e mandatit anëtarit të këshillit bashkiak“
  2. Pr/ Vendim: “Për përdorimin e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike deri në 6% për muajin janar 2021”
  3. Pr/ Vendim “Për miratimin e raportit të vlerësimeve dhe parashikimeve afatmesme të të ardhurave të bashkisë Shkodër për vitet 2022-2024”
  4. Pr/ Vendim “Për dhënien pëlqimi në parim për dhënien me qira të pasurisë prej 4.5 ha, ndodhur në ekonominë pyjore pruemos sheldi, njësia administrative Gur i Zi, Bashkia Shkodër, ngastra 087°, për qëllime pushimi, argëtimi, shëndetësore, shoqërore dhe veprimtari turistike kampingje (kënde lodrash, mjedise sportive, shlodhëse etj”
  5. Pr/ Vendim: “Për miratimin e vlerës së subvencionimit të qirasë për përfituesit e banesave sociale me qira pranë qendrës komunitare për familjen nr.6 dhe përjashtimin nga pagesa e qirasë të përfituesve të subvencionimit në raport me nivelin e të ardhurave”
  6. Pr/ Vendim: “Për miratimin e sistemeve të pikëzimit për programet e strehimit social për vitin 2021”
  7. Pr/ Vendim: “Për vazhdimin e financimit të disiplinave sportive sipas PBA 2021-2023, programi Sport dhe Argëtim, përmes metodologjisë LOD, pas mbylljes së funksionimit të Sport Klub Vllaznia”
  8. Diskutime jashtë rendit të ditës

Grafiku i mbledhjeve të komisioneve

Nr.KomisioneDitaDataOra
1Komisioni i mandateveE merkure24.2.202111:00
2Komisioni për Çështjet ligjoreE merkure24.2.202112:00
3Komisioni bujqësisë, pyjeve, menaxhimit
të ujrave dhe mbrojtjes se mjedisit
E merkure24.2.202113:00
4Komisioni i shërbimeve sociale, strehimitE merkure24.2.202114:00