Projektvendimet për shqyrtim në mbledhjen e Këshillit të Bashkisë Shkodër, Mars 2021

23.03.2021

Në mbështetje të ligjit nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore“, Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Shkodër“ Aktit Normativ nr.3, datë 15.03.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19“, i ndryshuar, njoftoj thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Shkodër online, ditën e enjte, datë 25 Mars 2021, ora 17:00, me rend dite si më poshtë:

  1. Pr/ Vendim “Për përdorimin e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike deri në 6% për muajin Shkurt 2020”
  2. Pr/Vendim “Për një ndryshim në VKB nr.6, datë 30.1.2018 “Për miratimin e nivelit të pagave të funksionarëve të zgjedhur ose të emëruar, të nëpunësve civilë e të punonjësve administrativë të Bashkisë Shkodër dhe institucioneve të varësisë, të ndryshuar”
  3. Pr/Vendim: “Për një shtesë në VKB nr.63, datë 28.12.2020 “Për miratimin e buxhetit të vitit 2021 dhe programit buxhetor afatmesëm përfundimtar 2021-2023 të Bashkisë Shkodër”
  4. Pr/ Vendim: “Për vazhdimin e financimit të disiplinave sportive sipas PBA 2021-2023, programi Sport dhe Argëtim, përmes metodologjisë LOD, pas mbylljes së funksionimit të Sport Klub Vllaznia”
  5. Pr/Vendim: “Për miratimin e tavaneve përgatitore të shpenzimeve të programit buxhetor afatmesëm 2022-2024 për Bashkinë Shkodër”
  6. Pr/ Vendim: “Për miratimin e planit “për parandalimin dhe shuarjen e zjarreve në fondin pyjor/kullosor në bashkinë Shkodër për vitin 2021”
  7. Pr/ Vendim “ Për dhënien dakordësie për vijimin e procedurave të heqjes nga fondi pyllor/kullosor publik për aktivitet minerar të shfrytëzimit të gurit gëlqeror për objektin Gajtan-Guri i Zi, për shoqërinë STONE-ALB shpk”
  8. Pr/Vendim: “Për miratimin e raportit të monitorimit të zbatimit të buxhetit të vitit 2020 të Bashkisë Shkodër”
  9. Pr/Vendim: “Për emërtimin e rrugës që kufizohet ndërmjet rr.Kol Idromeno dhe rr.Hasan Riza Pasha, me emrin Atë Aleksandër Petani”
  10. Diskutime jashtë rendit të ditës

Grafiku i mbledhjeve të komisioneve

Nr.KomisioneDitaDataOra
1Komisioni i vlerësimit të figurave dhe
emërtesave
E merkure24.3.202111:00
2Komisioni për Çështjet ligjoreE merkure24.3.202112:00
3Komisioni bujqësisë, pyjeve, menaxhimit
te ujrave dhe mbrojtjes së mjedisit
E merkure24.3.202113:00
4Komisioni i sporteveE merkure24.3.202114:00
5Komisioni i buxhetitE merkure24.3.202115:00