28.12.2020
Në mbështetje të ligjit nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Shkodër” Aktit Normativ nr.3, datë 15.03.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, i ndryshuar njoftoj thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Shkodër, ditën e hënë, datë 28 Dhjetor 2020, ora 17:00, me rend dite si më poshtë:
- Pr/ Vendim: “Për deklarimin e mbarimit para kohe të mandatit të këshilltarit bashkiak Z. Mark Ndou.
- Pr/ Vendim ” Për dhënien titulli vendor nderi “Mirënjohje e Bashkisë Shkodër”, z. Jesus Hernandez Mayor”
- Pr/ Vendim ” Për dhënien titulli vendor nderi “Mirënjohje e Bashkisë Shkodër”, z. Hamit Boriçi”
- Pr/ Vendim: “Për miratimin e rregullores për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Shkodër”
- Pr/ Vendim: “Për miratimin e listës së përfituesve dhe vlerës së subvencionit të qirasë për ato individë/familje që nuk përballojnë qiranë e tregut të lire”
- Pr/ Vendim: “Për një ndryshim në VKB nr. 6, datë 30.1.2018 “Për miratimin e nivelit të pagave të funksioneve të zgjedhur ose të emëruar, të nëpunësve civil, administrativ të Bashkisë Shkodër dhe institucioneve të varësisë, të ndryshuar “
- Pr/ Vendim : ” Për miratimin e buxhetit të vitit 2021 dhe programit buxhetor afatmesëm përfundimtar 2021-2023 të Bashkisë Shkodër “
- Pr/ Vendim: ” Për miratimin e kalendarit të përgatitjes së programit buxhetor afatmesëm 2022-2024 dhe buxhetit vjetor 2022 “
Diskutime jashtë rendit të ditës
Grafiku i mbledhjeve të komisioneve
Nr. | Komisione | Dita | Data | Ora |
1 | Komisioni i vlerësimit të figurave të shquara dhe emërtesave | E hene | 28.12.2020 | 11:00 |