Projektvendimet për shqyrtim në mbledhjen e Këshillit të Bashkisë Shkodër, datë 5 Janar 2022

30.12.2021

Në mbështetje të ligjit nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore“, Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Shkodër“, i ndryshuar njoftoj thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Shkodër, në sallën e mbledhjeve të këshillit bashkiak ditën e Merkure, datë 5 Janar 2022, ora 13:00, me rend dite si më poshtë:

  1. Pr/ Vendim: “Për miratimin e kërkesës së Bashkisë Shkodër, së bashku me dokumentacionin tekniko-ligjor për akordimin e ndihmës financiare për familjen e z.Armando Elez Lekaj, Dritan Elez Lekaj, Elez Zenel Lekaj dhe znj.Sheukije Faik Bardhi, banesat e të cilëve u janë dëmtuar nga zjarri “.
  2. Pr/ Vendim: “Për disa ndryshime në VKB nr.1, datë 22.1.2016 “Për miratimin e taksave dhe tarifave vendore në Bashkinë Shkodër “.

Paketa Fiskale (e përditësuar ).

Relacioni për Paketën Fiskale 2022.

  1. Pr/ Vendim: “Për miratimin e buxhetit të vitit 2022 dhe Programit Buxhetor Afatmesëm Përfundimtar 2022-2024 të Bashkisë Shkodër”.
  2. Pr/ Vendim: “Për miratimin e kalendarit të përgatitjes së Programit Buxhetor Afatmesëm 2023-2025 dhe buxhetit vjetor 2023”.

Kalendari PBA 2023-2025.

  1. Pr/ Vendim: “Për miratimin e rrjetit të linjave dhe të tarifës së biletave të transportit qytetëse dhe rrethqytetëse të udhëtarëve, për periudhën afatmesme 2022-2024 në Bashkinë Shkodër”.
  2. Pr/ Vendim “Për miratimin e planit të aktiviteteve të Këshillit Bashkiak Shkodër për vitin 2022”.
  3. Diskutime jashtë rendit të ditës