Projektvendimet për shqyrtim në mbledhjen e Këshillit të Bashkisë Shkodër, datë 30 Nëntor 2022

23.11.2022

Në mbështetje të ligjit nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Shkodër”, i ndryshuar, njoftoj thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Shkodër, në sallën e mbledhjeve të këshillit bashkiak ditën e Mërkurë, datë 30 Nëntor 2022, ora 17:00, me rend dite si më poshtë:

  1. Pr/Vendim: “Për deklarimin e mbarimit para kohe të mandatit të këshilltares bashkiake znj. Diandra Kraja.”
  2. Pr/Vendim: “Për miratimin e planit të aktiviteteve të Këshillit Bashkiak Shkodër për vitin 2023.”
  3. Pr/Vendim: “Për miratimin e vendndodhjes së terminalit të autobuzëve.”

Harta e terminalit të autobuzëve.

  1. Pr/Vendim: “Për dhënien pëlqimi për pranimin e sponsorizimit nga Ambasada e Republikës së Polonisë Tiranë, në cilësinë e sponsorizuesit për investimin dhe zbatimin e projektit Traffic Town-Qyteti i vogël i trafikut, sipas projektit të ambasadës së Republikës së Polonisë, Tiranë.”

Plani Traffic-Town.

  1. Pr/Vendim: “Për dhënien pëlqimi për pranimin e sponsorizimit nga Subjekti Raiffeisen Invest, në cilësinë e sponsorizuesit për investimin dhe zbatimin e projektit rikonstruksion lulishta e Teatrit Migjeni Shkodër, sipas projektit të miratuar nga Bashkia Shkodër.”

Preventivi “Rikonstruksion lulishta e Teatrit Migjeni Shkodër.”

  1. Pr/Vendim: “Për miratimin e hartës së përgjithshme të plazheve të lejuara në territorin bregdetar të njësisë administrative Velipojë, Bashkia Shkodër.”

Harta e plazheve.

  1. Pr/Vendim: “Për shtesë në buxhetin e vitit 2022, e miratuar me VKB nr.3, datë 5.1.2022 “Për miratimin e buxhetit të vitit 2022 dhe programit buxhetor afatmesëm përfundimtar 2022-2024 të Bashkisë Shkodër,” i ndryshuar.”
  2. Diskutime jashtë rendit të ditës.