26.11.2021
Në mbështetje të ligjit nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore“, Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Shkodër“, i ndryshuar njoftoj thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Shkodër, në sallën e mbledhjeve të këshillit bashkiak ditën e Premte, datë 3 Dhjetor 2021, ora 17:00, me rend dite si më poshtë:
1.Pr/ Vendim: “Për përdorimin e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike deri në 6% për muajin Tetor 2021”
2.Pr/ Vendim: “Për miratimin shtesë plani në buxhetin e Bashkisë Shkodër”
3.Pr/ Vendim: “Për miratimin e bursës së plotë/gjysëm burse, nxënësve, që mësojnë në vitin e parë dhe në vitet e dyta e lart, për vitin shkollor 2021-2022”
4.Pr/ Vendim: “Për marrjen e nismës për hartimin e projektit të sistemit rrugor për njësinë strukturore SH011. UB”
5.Pr/ Vendim: “Për marrjen e nismës për hartimin e projektit të sistemit rrugor për njësinë strukturore SH002. UB”
6.Pr/ Vendim: “Për dhënien pëlqimi për dhënien me qira në favor të subjektit z.Bujar Hoxha të një sipërfaqe prej 40 m2, zk 8594, nr.pasurie 2/27-n21, vol 30,faqe 148,në pronësi të Bashkisë Shkodër
7.Diskutime jashtë rendit të ditës
Grafiku i mbledhjeve të komisioneve
Nr. | Komisione | Dita | Data | Ora |
1 | Komisioni për Çështjet ligjore | E mërkure | 1.12.2021 | 11:00 |
2 | Komisioni i buxhetit | E mërkure | 1.12.2021 | 12:00 |
3 | Komisioni i arsimit | E mërkure | 1.12.2021 | 13:00 |
4 | Komisioni i planifikimit dhe zhvillimit ë territorit | E mërkure | 1.12.2021 | 14:00 |