Në mbështetje të të ligjit nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore“, Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Shkodër“, i ndryshuar njoftoj thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Shkodër, në sallën e mbledhjeve të këshillit bashkiak ditën e premte datë 28 Qershor ora 17:00, me rend dite si më poshtë:
- Pr/ Vendim: “Për përdorimin e fondit shtesë mbi fondln e kushtëzuar për ndihmën ekonomike (deri ne 6%) për muajin Ma] 2024 “.
- Pr/ Vendim: “Për miratimin e listës shtese të përfituesve dhe masën e subvencionimit të interesave të kredive për individë/familje që përfitojnë banesa me kosto të ulët me kredi të lehtësuar nga shteti”.
- Pr/ Vendim: “Për miratimin e projektit të parë të prograntit buxhetor afatmesëm 2025-2027 për Bashkinë Shkodër “.
- Pr/ Vendim: “Për një shtesë dhe ndryshim në VKB nr.55, datë ,29.12.2023 “Për miratimin e buxhetit të vitit 2024 dhe programit buxhetor afatmesëm përfundimtar 2024-2026 të Bashkisë Shkodër ‘, i ndryshuar.
- Pr/ Vendim: “Për një shtese dhe ndryshim në VKB nr.55, datë ,29. 12.2023 “Për miratimin e buxhetit të vitit 2024 dhe programit buxhetor afatmesëm përfundimtar 2024-2026 të Bashkisë Shkodër”, i ndryshuar.
- Pr/ Vendim: “Për dhenie mendimi për ndryshimin e nivelit të tarifave për shërbimin e furnizimit me ujë të pijshëm, largimin dhe përpunimin e ujrave të ndotura “.
- Shqyrtim jashtë rendit të ditës projekt – vendim: ” Për miratimin në parim të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë dhe Bashkisë Shkodër për zbatimin e projektit “Sunny Schools”, i cili ka për qëllim instalimin e impianteve Fotovoltaike ( prodhim energjie elektrike përmes energjisë diellore) në shkollat e mesme ” Jordan Misja”, ” Oso Kuka”, ” Nikolle Zagorjani” dhe shkollat 9 Vjeçare ” Dëshmorët e Prishtinës”, “Edith Durham” , ” Tringë Smajli” Grudë, ” Dëshmorët Rrencit”.
- Diskutime jashtë rendit të ditës.