Projektvendimet për shqyrtim në mbledhjen e Këshillit të Bashkisë Shkodër, datë 27 Nëntor 2025

Në mbështetje të ligjit Nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar dhe rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Shkodër”, miratuar me Vendimin Nr.60, datë 28.12.2020, njoftoj thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Shkodër, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak ditën e Enjte datë 27.11.2025 ora 17:00 , me rend dite si më poshtë:

  1. Projektvendim: “Për përdorimin e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike (deri në 6%) për muajin Tetor 2025”.
  2. Projektvendim: “Për plotësimin e vakancës dhe dhënien e mandatit të anëtarit të Këshillit Bashkiak, Z.Sead Jusha”.
  3. Projektvendim: “Për deklarimin e mbarimit para kohe të mandatit të këshilltares bashkiake Znj.Bledianë Osja”.
  4. Projektvendim: “Për miratimin e planit të lëvizshmërisë së qëndrueshme urbane për Shkodrën ”.
  5. Projektvendim: “Për disa ndryshime dhe shtesa në VKB nr.1, datë 22.01.2025 “Për Taksat dhe Tarifat vendore në Bashkinë Shkodër ”, i ndryshuar
  6. Projektvendim: “Për miratimin e planit të mbarështimit të pyjeve dhe kullotave të ekonomisë pyjore” “Rosek Drisht ” dhe “Drin Gjadër Kir”, Bashkia Shkodër
  7. Projektvendim: “Për dhënien e dakordësisë për vijimin e procedurave për heqjen nga Fondi Pyjor Kombëtar të sipërfaqes pyjore në pronësi private të Z. Ded Kaci, zhvillues shoqëria “Star Plus”shpk brenda territorit të Bashkisë Shkodër”.
  8. Projektvendim: “Për miratimin e zbatimit të projektit Arti për Europën (ARTE), në kuadër të programit CERV – Network of Town”.
  9. Projektvendim: “Për një ndryshim në VKB nr.69, datë 30.10.2017 “Pë miratimin e memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara dhe Bashkisë Shkodër si dhe metodologjinë LOD për financimin e organizatave të shoqërisë civile”.
  10. Projektvendim: “Për strehim emergjent të familjes L.Selja dhe T.Gomila në njësitë e banimit tek banesat sociale me qira pranë ish Konviktit të Veterinares”.
  11. Projektvendim:“Mbi dhënien e ndihmës financiare për dëmet e shkaktuara nga zjarri”.
    12.Diskutime jashtë rendit të ditës.

Grafiku i mbledhjeve të komisioneve

Nr.KomisioneDitaDataOra
1.Komisioni i Mandateve dhe RregulloresE  Premte21.11.202510:00
2.Komisioni i Shërbimeve Sociale dhe StrehimitE  Martë25.11.202510:00
3.Komisioni i Çështjeve Ligjore.E  Martë25.11.202510:30
4.Komisioni i Bujqësise, Pyjeve dhe Manaxhimit të Ujërave Dhe Mbrojtjes së MjedisitE  Martë25.11.202511:00
5.Komisioni i Financave, Buxhetit dhe Aseteve Publike / Komisioni i Kontrollit FinanciarE  Martë25.11.202512:00
6.Komisioni i Planifikimit dhe Zhvillimit të TerritoritE  Martë25.11.202512:30

Njoftimi.