Projektvendimet për shqyrtim në mbledhjen e Këshillit të Bashkisë Shkodër, datë 25 Shtator 2025

Në mbështetje të ligjit Nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar dhe rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Shkodër”, miratuar me Vendimin Nr.60, datë 28.12.2020, njoftoj thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Shkodër, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak ditën E Enjte datë 25.09.2025 ora 17:00 , me rend dite si më poshtë:

1. Pr/Vendim: “Për përdorimin e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike (deri në 6%) për muajin Gusht 2025”.

2. Pr/Vendim: “Për miratimin e marrëveshjes për krijimin e personit juridik si subjekt i kompetencave të përbashkëta midis njësive të vetëqeverisjes vendore dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për rritjen e kapaciteteve të qeverisjes vendore, Akademia e trajtimit të njësive të vetëqeverisjes vendore të Republikës së Shqipërisë (TALGA)”.

3. Pr/Vendim: “Për deklarimin e mbarimit para kohe të mandatit të Këshillitarit Bashkiak Z. Erkan Hoxha”.

4. Pr/Vendim: “Mbi dhënien e ndihmës financiare për dëmet e shkaktuara nga zjarri”.

5. Diskutime jashtë rendit të ditës.

Grafiku i mbledhjeve të komisioneve

Nr.KomisioneDitaDataOra
1.Komisioni i Shërbimeve Sociale dhe StrehimitE Martë23.09.202510:00
2.Komisioni i Rendit Publik dhe Mbrojtjes CivileE Martë23.09.202510:30
3.Komisioni i Ҫështjeve ligjoreE Martë23.09.202511:00