Projektvendimet për shqyrtim në mbledhjen e Këshillit të Bashkisë Shkodër, datë 2 Qershor 2022

26.05.2022

Në mbështetje të ligjit nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore“, Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Shkodër“, i ndryshuar njoftoj thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Shkodër, në sallën e mbledhjeve të këshillit bashkiak ditën e Enjte, datë 2 Qershor 2022, ora 17:00, me rend dite si më poshtë:

  1. Pr/ Vendim: “Për përdorimin e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike (deri në 6%) për muajin Prill 2022”.
  2. Diskutime mbi masat që duhen marrë për përfshirjen e fërnijëve me aftësi ndryshe në sistem in arsimor parashkollor. (Ref.kërkesë inicuar nga këshilltar nr.8489, dt.26.5.2022).
  3. Diskutime mbi projekt-aktin për planin lokal për veprimin e zhurmave në mjedis. (Ref.kërkesë inicuar nga këshilltar nr.8488, dt.26.5.2022)
  4. Pr/ Vendim: “Për miratimin e rregullores për krijimin, organizimin dhe funksionimin e këshillit vendor për sigurinë publike në Bashkinë Shkodër”
  5. Pr/Vendim: “Për miratimin e rregullores për kodin e sjelljes dhe parandalimin e konfliktit të interesave të këshilltarit bashkiak”
  6. Pr/ Vendim: “Për miratim e raportit vjetor të konsoliduar të zbatimit të buxhetit viti 2021, të Bashkisë Shkodër”
  7. Pr/ Vendim: “Për miratimin e vlerës së subvencionimit të qirasë dhe përjashtimin nga pagesa e qirasë të përfituesve të subvencionimit në raport me nivelin e të ardhurave për përfituesit e banesave sociale me qira, administruar nga Bashkia Shkodër”
  8. Pr/ Vendim: “Për angazhimin e burimeve financiare të Bashkisë Shkodër për bashkëfinancim në aplikimin nr.Ref EU4M-CFP1-A2; Për angazhimin për mbulimin e kostove të mirëmbajtjes së projektit dhe për autorizimin e kryetarit për lidhjen e kontratës së grantit”
  9. Pr/ Vendim: “Për shtesë në buxhetin e vitit 2022 e miratuar me VKB Nr.3, datë 05.01.2022 “Për miratimin e buxhetit të vitit 2022 dhe programit buxhetor afatmesëm përfundimtar 2022-2024 të Bashkisë Shkodër”
  10. Pr/Vendim: “Për miratimin e ndryshimit të emërtimit të rrugës “Korpusit” në rrugën “Kolë Mjeda “
  11. Diskutime jashtë rendit të ditës