Në mbështetje të ligjit nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Shkodër”, i ndryshuar, njoftoj thirrjen për mbledhjen e Këshillit Bashkiak Shkodër, në sallën e mbledhjeve të këshillit bashkiak ditën e Merkur, datë 15 Shkurt 2023, ora 17:00, me rend dite si më poshtë:
- Vendim: “Për miratimin e listës shtesë të përfituesve pranë banesave sociale me qira të administruara nga Bashkia Shkodër”
- Vendim: “Për disa ndryshime në VKB nr.1, datë 22.1.2016 ‘Për miratimin e taksave dhe tarifave vendore në Bashkinë Shkodër’, të ndryshuar”
- Vendim: “Për miratimin e planit për parandalimin dhe shuarjen e zjarreve në fondin pyjor/kullosor në Bashkinë Shkodër për vitin 2023”
- Vendim: “Për miratimin e dhënies me qira të sipërfaqes 0.3201 ha, në ekonominë pyjore ‘Pruemos Sheldi’ ngastra 104, nj.a. Gur i Zi, fshati Sheldi, për aktivitet instalim të shtyllës erëmatëse për studimin e erës, aerogjeneratorë, për një periudhë 18 muaj për shoqërinë ‘Wind Stream sh.p.k.'”
- Vendim: “Për miratimin e dhënies me qira të sipërfaqes 0.3201 ha, në ekonominë pyjore ‘Pruemos Sheldi’ ngastra 104, nj.a. Gur i Zi, fshati Sheldi, për aktivitet instalim të shtyllës erëmatëse për studimin e erës, aerogjeneratorë, për një periudhë 12 muaj për shoqërinë ‘Voltalia Albanie'”
- Vendim: “Për dhënien pëlqimi për dhënien me qira të tërësish të objektit ‘Kinema Milenium’, ndodhur në zonën kadastrale 8593, pasuria me nr.4/732, 4/731, me adresë ‘Blv Skënderbeu’, në pronësi të Bashkisë Shkodër, për një afat 5 vjeçar, me kontratë qiraje nëpërmjet procedurave konkuruese”
- Vendim: “Për miratimin e hartës së përgjithshme të plazheve të lejuara në territorin bregdetar të njësisë administrative Velipojë, Bashkia Shkodër”
- Vendim: “Për emërtimin e shkollës 9-vjeçare Dragoç në Njësinë Administrative Posrribë me emrin ‘Ismet Çelaj'”
- Vendim: “Për miratimin e emërtimit të sheshit përpara stadiumit Loro Boriçi me emrin sheshi ‘Ramazan Rragami'”
- Vendim: “Për miratimin e ndryshimit të një segmenti të rrugës ‘Dasho Shkreli’ në rrugën ‘Zamir Shpuza'”
- Vendim: “Për kalimin e mjetit ambulancë tek njësia vendore e kujdesit shëndetësor Shkodër, për qendrën shëndetësore Dajç”
- Diskutime jashtë rendit të ditës