Në mbështetje të ligjit nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Shkodër”, i ndryshuar njoftoj thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Shkodër, në sallën e mbledhjeve të këshillit bashkiak ditën e Enjte, datë 11 Maj 2023, ora 17:00, me rend dite si më poshtë:
- Pr/ Vendim: “Për përdorimin e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike (deri në 6%) për muajin Mars 2023”.
- Pr/Vendim: “Për dhënie në përdorim pa kundëshpërblim, shoqërisë rajonale Ujësjellës-Kanalizime Qarku Shkodër sh.a., një sipërfaqe prej 3350 m2, me nr.pasurie 5/250, vol.21, faqe 117, zona kadastrale 8593, në pronësi të Bashkisë Shkodër”
- Pr/ Vendim: “Për kalimin e mjetit ambulancë tek njësia vendore e kujdesit shëndetësor Shkodër, për qendrën shëndetësore Dajç”
- Pr/ Vendim: “Për miratimin e raportit të monitorimit të zbatimit të buxhetit të vitit 2022, të Bashkisë Shkodër”
- Pr/ Vendim: “Për miratimin e raportit të vlerësimeve dhe parashikimeve afatmesme të të ardhurave të Bashkisë Shkodër për vitet 2024-2026”
- Pr/ Vendim: “Për miratimin e tavaneve përgatitore të shpenzimeve të Programit Buxhetor Afatmesëm 2024-2026 për Bashkinë Shkodër”
- Pr/ Vendim: “Për miratimin e dhënies me qira të sipërfaqes 0.3201 ha, në ekonominë pyjore “Pruemos Sheldi” ngastra 104, nj.a. Gur i Zi, fshati Sheldi, për aktivitet instalim të shtyllës erëmatëse për studimin e erës, aerogjeneratorë, për një periudhë 18 muaj për shoqërinë “Wind Stream sh.p.k.”
- Pr/ Vendim: “Për miratimin e dhënies me qira të sipërfaqes 0.3201 ha, në ekonominë pyjore “Pruemos Sheldi” ngastra 104, nj.a. Gur i Zi, fshati Sheldi, për aktivitet instalim të shtyllës erëmatëse për studimin e erës, aerogjeneratorë, për një periudhë 12 muaj për shoqërinë “Voltalia Albanie”.
- Pr/ Vendim: “Për miratimin e kullotave të gatshme për kullotje dhe kositje bari”
- Pr/ Vendim: “Për miratimin e kritereve dhe procedurave të përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Vendor të Rinisë, si dhe mënyrës së organizimit e funksionimit të tij në Bashkinë Shkodër”
- Pr/ Vendim: “Për miratimin e masës së qirasë mujore për banesat sociale me qira në administrimin e Bashkisë Shkodër për vitin 2023”
- Pr. Vendim: “Për miratimin e ndryshimit të emërtimit të rrugës “GOLEMI” në rrugë “ARDIAN KODRA”
- Pr. Vendim: “Për miratimin e ndryshimit të emërtimit të rrugës “QAFA BISHKAZHIT” në rrugë “MARK NDOU”
- Pr. Vendim: “Për miratimin e ndryshimit të rrugës “THAN” në rrugë “PETRIT RUSHAJ” NJ.A.Pult”
- Pr. Vendim “Për miratimin e ndryshimit nga sheshi “INDUSTRIA” në sheshi “RIZA RUSI”
- Pr. Vendim: “Për miratimin e ndryshimit të rrugës “SHETITORJA E MOLOS” në rrugë “OTTO VON HASBURG”
- Pr. Vendim: “Për miratimin e emërtimit të sheshit përpara stadiumit “LORO BORICI” me emrin “RAMAZAN RRAGAMI”
- Pr. Vendim: “Për miratimin e emërtimit të parkut pranë shëtitores së Molos me emrin “BUJAR QAMILI”
- Pr. Vendim: “Për ndryshimin e një segmenti të rrugës “MARIN BICIKEMI” në rrugë “MARTIRET KATOLIKE TE SHQIPERISE” në njësinë qytet (SHKODER)
- Pr. Vendim: “Për miratimin e ndryshimit të emërtimit të një segmenti të rrugës “RISTO SILIQI” në rrugë “PAULIN NDOJA”
- Pr. Vendim: “Për miratimin e ndryshimit të një segmenti të rrugës “DASHO SHKRELI” në rrugë “ZAMIR SHPUZA”
- Pr. Vendim: “Për miratimin e ndryshimit të rrugës “KISHA E KIRIT” në rrugë At.”DEDE GJOKA”
- Pr. Vendim: “Për miratimin e ndryshimit të emërtimit të rrugës “MALIQ IDRIZI” në rrugë “ALI HAKAJ”
- Pr. Vendim: “Për miratimin e ndryshimit të rrugës “PLANI” në rrugë “BINAK ALIJA”
- Pr. Vendim: “Për emërtimin e ndryshimit të rrugës “RINIA” në rrugë “RROK NUSHI”
- Diskutime jashtë rendit të ditës