Projektvendimet për shqyrtim në mbledhjen e Këshillit të Bashkisë Shkodër, datë 1 Nëntor 2021

26.10.2021

Në mbështetje të ligjit nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore“, Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Shkodër“, i ndryshuar, njoftoj thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Shkodër, në sallën e mbledhjeve të këshillit bashkiak ditën e Hënë, datë 1 Nëntor 2021, ora 17:00, me rend dite si më poshtë:

  1. Pr/ Vendim: “Për përdorimin e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike deri në 6% për muajin Shtator 2021”
  2. Pr/ Vendim: “Për një shtesë në VKB nr.12, datë 26.2.2021 “Për miratimin e sistemeve të pikëzimit për programet e strehimit social për vitin 2021”
  3. Pr/ Vendim: “Për një ndryshim në VKB nr.63, datë 28.12.2020 “Për miratimin e buxhetit të vitit 2021 dhe programit buxhetor afatmesëm përfundimtar 2021-2023 të Bashkisë së Shkodrës, të ndryshuar”
  4. Pr/ Vendim: “Për miratimin e kërkesës së Bashkisë Shkodër së bashku me dokumentacionin tekniko ligjor për akordimin e ndihmës financiare për familjen e z.Besnik Hasan Çelaj, z.Kujtim Jahja Domnori, z. Lorenc Mark Deda, z.Mirash Palokë Marku, z. Nuh Selman Daija, z.Nuri Emin Hoxha, z. Prel Gjelosh Zelna, z.Ramazan Xhemal Ujka dhe z.Skender Taip Ndruka, banesat e të cilëve u janë dëmtuar nga zjarri”
  5. Diskutime jashtë rendit të ditës

Grafiku i mbledhjeve të komisioneve

Nr.KomisioneDitaDataOra
1Komisioni për Çështjet ligjoreE enjte28.10.202109:00
2Komisioni i buxhetitE enjte28.10.202110:00
3Komisioni i mbrojtjes civileE enjte28.10.202111:00
4Komisioni për Çështjet socialeE enjte28.10.202112:00