Shqipëria
| Sipërfaqja | 28.748 km² |
| Popullsia | 2.886.026 banorë (INSTAT Janar 2016) |
| Pozita gjeografike | Shqipëria ndodhet në juglindje të Evropës. Kufizohet në jug me Greqinë, në lindje me Maqedoninë, në verilindje me Kosovën dhe në veri me Malin e Zi dhe vija bregdetare prej 316 km është kufiri perëndimor. |
| Kryeqyteti | Tirana |
| Sistemi politik | Qeveria në Shqipëri është një Republikë Parlamentare me një sistem politik demokratik, i cili zhvillon zgjedhje një herë në katër vite. |
| Ndarja administrative | Ndarja e re administrative e Shqipërisë përcakton funksionimin me 61 Bashki dhe 12 Qarqe. Bashkia Shkodër përbëhet nga 11 njësi administrative (1 qytet dhe 93 fshatra) |
| Gjuha zyrtare | Shqip |
| Monedha | Lek – ALL |
| Renditja sipas Bankës Botërore | Në vendin e 58 |
| Klima | Klimë mesatare mesdhetare mbi 270 ditë diell në vit, temperatura mesatare vjetore është 15.3 °C. |
| Ora | GMT +1 |
