Në bazë të Ftesës së Hapur të shpallur në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër, për aktivitetet: “Aktivitete në partneritet me të tretë”, “Triathlon”, “Beach Soccer” , “Trofeu Gilman Bakalli Mtb Xc” u mblodh Këshilli Artistiko-Kulturor i Bashkisë Shkodër, i cili pas shqyrtimit të projekteve të ardhura, doli me përfundimet e mëposhtme:
Për “Aktivitete në partneritet me të tretë” u shpall fitues:
- Belina Bodinaku (Person Fizik) – Projekti: Tefta Tashko Koço – Kënga ime ndaj nat’herë. Buxheti i aprovuar 500.000 lekë.
- Shoqata “Shigjeta creative” – Projekti : Idromeno International Film Festival. Buxheti i aprovuar 400.000 lekë.
Për aktivitetin “Triathlon” u shpall fitues:
Qendra e Sporteve Ujore dhe Kundrimit të Shpendëve.
Për aktivitetin “Trofeu Gilman Bakalli Mtb Xc” u shpall fitues:
Drini Xhafa (Person Fizik).
Për aktivitetin “Beach Soccer” nuk kishte aplikues.