Në bazë të Ftesës së Hapur, të shpallur me datën 15.07.2025 në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër, për organizimin e tre aktiviteteve, me datën 31.07.2025 u mblodh Këshilli Artistiko-Kulturor i Bashkisë Shkodër, i cili pas shqyrtimit të projekteve të ardhura, doli me përfundimet e mëposhtme:
Për aktivitetin “Shkodra, histori dhe magji ne çdo hap- promovim në lëvizje”, u shpall fitues projekti- Instalacion artistik promovues në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” me aplikues “DEKOR” Sh.p.k.
Për aktivitetin “Itineraret e shijes/ Promovimi i Slow Food”, u shpall fitues projekti-“Sofra Shqiptare në zemër të Shkodrës” me aplikues “LUFA PRINT” Sh.p.k.