Shpallje fituesi

Në bazë të Ftesës së Hapur, të shpallur me datën 28.04.2025 në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër, për organizimin e tre aktiviteteve, me datën 14.05.2025 u mblodh Këshilli Artistiko-Kulturor i Bashkisë Shkodër, i cili pas shqyrtimit të projekteve të ardhura, doli me përfundimet e mëposhtme:

Për aktivitetin “Valorizimi dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të zonave turistike përmes aktiviteteve promovuese”, u shpall fitues projekti i Ervin Lani, PF.

Për aktivitetin “Festa e Liqenit” , u shpall fitues shoqata “Dimension Human”.

Për aktivitetin “Itineraret e shijes/Promovimi i slow food” – nuk kishte asnjë aplikues.