Në bazë të Ftesës së Hapur të shpallur në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër, për Projektet, “Karnavale”, “Projekte Artistike për Teatrin Migjeni”, “Aktivitete në partneritet me të tretë” dhe Festivali i Shahut “Çesk Jubani” me datë 30.01.2025, u mblodh Këshilli Artistiko-Kulturor i Bashkisë Shkodër, i cili pas shqyrtimit të projekteve të ardhura, doli me përfundimet e mëposhtme:
Për aktivitetin “Karnavale” u shpall fitues projekti i Shoqatës “Antik” .
Për “Projekte Artistike për Teatrin Migjeni” u shpallën fitues:
- Shoqata artsitike Pulcinela -“Kopshtet e Pavarura të Lumturisë” (Buxheti i përcaktuar 1,350,000 lekë)
- Albania Community Assist- “Kërkoj vrarsës për nënën”(Buxheti i percaktuar 2,180,000 lekë)
Për “Aktivitete në partneritet me të tretë” u shpallën fitues:
- Shoqata “Prenkë Jakova” – Festivali i Muzikës Moderne (Buxheti i përcaktuar 688,000 lekë).
- Shoqata “Viktoria” – “7 minuta” (Buxheti i përcaktuar 548,000 lekë)
- Qendra “Mers@rt” – “Zbulo rrënjet tuja” (Buxheti i përcaktuar 910,000 lekë)
- Aleksander Seitaj (person fizik )– “Mirush Kabashi” (Buxheti i përcaktuar 145,000 lekë)
- Ilir Shaqiri (person fizik) – “Bravo Bravissiomo Shkodra” (Buxheti i përcaktuar 450,000 lekë )
Për Festivali i Shahut “Çesk Jubani” u shpall fitues projekti i Qendrës Lulebora.