Në bazë të Ftesës së Hapur të shpallur në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër, për aktivitetet: : “Aktivitete në partneritet me të tretë”, “Pjesë Teatrore 1” “Pjesë Teatrore 2”, Premiere per femije1 ” dhe “Karnevale”, u mblodh Këshilli Artistiko-Kulturor i Bashkisë Shkodër, i cili pas shqyrtimit të projekteve të ardhura, doli me përfundimet e mëposhtme:
Për aktivitetin “Karnevale ” u shpall fitues”:
Shoqata Antik
Për “Aktivitete në partneritet me të tretë” u shpall fitues:
Shoqata Kulturore Artistike “Prenkë Jakova”- Festivali i Muzikës Moderne, edicioni 9. Buxheti i miratuar 900.000 lekë .
Think Creative Idea – “Fantazistet e artë”. Buxheti i miratuar 600.000 leke
Rrjeti i organizatave “Zeri i të rinjve”– Drama “Katedralja”. Buxheti i miratuar 300.000 leke.
ART AD – “24 ore nga jeta e një votuesi” . Buxheti i miratuar 440.000 leke
Për Projektet e Teatrit Migjeni “Pjesë Teatrore 1” u shpall fitues:
David Kodheli (PJ) – Projekti Teatror “Gomerët e Trojeve”.
Për Projektet e Teatrit Migjeni “Pjesë Teatrore 2” u shpall fitues:
Dardane Nuka (PF), GreenPact Solution –“Pese fytyrat e heshtjes”
Per Projektet e Teatrit Migjeni “Premiere per femije 1” u shpall fitues:
Gjovalin Kolaj (PF) – “Offline per nje dite”
