Shpallja e këngëve pjesëmarrëse në Festivalin Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë, edicioni i 64-të

Bazuar në thirrjen e hapur për pjesëmarrje në Festivalin Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë, të shpallur më datë 28.01.2026, bëhet publike lista e këngëve të përzgjedhura për edicioni e 64-të të festivalit. Lista e këngëve të kualifikuara, të renditura sipas rendit alfabetik:

NrKompozitoriTitulli i këngësKëndon
1Adrian HilaRumtataEden Vrioni
2Alfred KaҫinariAventuraSerena  Turhani
3Blerti LeciPritJasemin Çaku
4Denis TarajJug-VeriGrupi Pentagram
5Dritan LumshiVeraKorale
6Edmond RrapiJo mos imitoSofi Tupi
7Edmond VeizajTe  gjithë në punëAmla Veizaj
8Egzona AdemiBoom-boomKleon Prenga
9Endri MucajVetëmAmina Zegullaj
10Endrit ShaniMiqësia jonë është e rrallëDea Laja
11Enis MullajFjalaAmeis  Demiraj
12Eriona RushitiHelloEmili Dervishi
13Frederik NdociUrra-urraMia & Buna Shkenza
14Gent MyftarajDo mësojAnila Mahmudi
15Gjergj LekaDo marr globin në krahëAria Kolaveri
16Ilir ZogaMelodia jonëAlisa & Lisara Dashi
17Ismet  DrishtiNuk kam ku luj’Ajri Drishti
18Jetmir MehmedajShooping me shoqetAiris Shehu
19Klodian QafokuNëse besonLaura Spahiu
20Kolë SusajJam si luleEli Ahmetaj
21Korab ShaqiriEtnikEtnik Balidemaj
22Naim KrasniqiStilin kështu e kamAislin & Mailis Kavaja
23Ori Kuҫi7 shanseMarvin Myshketa
24Rei BezhaniKërce me muaEslin Kurti
25Rinor UkimeriDo gjej zerin timKenza Pllana
26Sajmir CiliSjell dritëMarlin Janko
27Sokol MarsiMirëmëngjesRozafa Maka & Prishila Puka
28Suela TukajVarka që nuk ndalet kurrëMejvis Malecaj
29Ylli KalajaÇika-çika, çikaloreMaria Kalaja
30Zef ÇobaKush e shkroiKlea Shkreli

Kompozitorët e këngëve të kualifikuara duhet që, brenda datës 27 mars 2026, të dërgojnë stems-at e këngës pjesëmarrëse, të ndara sipas kanaleve, në adresën e e-mailit:

qendrakulturoreefemijeve.kujtimalija@bashkiashkoder.gov.al

Materialet duhet të dërgohen në format WAV ose AIFF, me cilësi të lartë audio.

Audio tracks stereo (stems) të efektuar që nga masa e parë deri në masën e fundit të këngës të gjitha instrumenteve dhe vokaleve të përdorura në produksionin e këngës, në formatin wave 48 khz_24 bit 

Stems duhet të jenë të  pa masterizuara.  

Ky material është i nevojshëm për përgatitjen teknike dhe realizimin e orkestrimit të këngëve në kuadër të netëve të Festivalit.

Produksioni muzikor i Festivalit ruan të drejtën finale për të ndërhyrë në procesin e orkestrimit dhe përpunimit muzikor, me qëllim ruajtjen dhe zbatimin e standardeve të vendosura në shërbim të cilësisë artistike dhe muzikore të aktivitetit.

Falenderojmë të gjithë krijuesit për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre në pasurimin e krijimtarisë muzikore për fëmijë.