Në mbështetje të ligjit nr.139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”,i ndryshuar, ligjit Nr.7961 datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar; ligjin nr.44/2015 “Kodi i Proçedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”; ligjit Nr.69/2012, datë 21.06.2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKB nr 55, datë 29.12.2023 “Për miratimin e buxhetit të vitit 2024 dhe programit buxhetor afatmesëm përfundimtar 2024-2026 të Bashkisë Shkodër”, të Vendimit nr.30, datë 24.01.2024 ”Për miratimin e strukturës të nëpunësve dhe punonjësve të administratës dhe institucioneve në varësi të Bashkisë Shkodër”, Bashkia Shkodër shpall vende të lira pune në pozicionin:
· Instruktor me honorar, Qendra Kulturore e Fëmijëve “Kujtim Alija”, Bashkia Shkodër, në fushat e edukimit si më poshtë vijon:
2 instruktor për fushën e edukimit Kërcim
1 instruktor për fushën e edukimit Trombë
1 instruktor për fushën e edukimit Fizarmonikë
2 instruktor për fushën e edukimit Kitare
2 instruktor për fushën e edukimit Pikturë
2 instruktor për fushën e edukimit Piano
1 instruktor për fushën e edukimit Estrade
2 instruktor për fushën e edukimit Basketboll
1 instruktor për fushën e edukimit Volejboll
2 instruktor për fushën e edukimit Futboll
1 instruktor për fushën e edukimit Shah
1 instruktor për fushën e edukimit Atletikë
3 instruktor për fushën e edukimit Anglisht
1 instruktor për fushën e edukimit Frëngjisht
1 instruktor për fushën e edukimit Gjermanisht
1 instruktor për fushën e edukimit Skenografi
1 instruktor për fushën e edukimit Violinë
1 instruktor për fushën e edukimit Italisht
1 instruktor për fushën e edukimit Aerobi
1 instruktor për fushën e edukimit Perkursion
1 instruktor për fushën e edukimit Punime artizanale
1 instruktor për fushën e edukimit Këndim
Qendra Kulturore e Fëmijëve “Kujtim Alija” ka si qëllim të mbështesë talentet e reja duke i promovuar ata si edhe të aktivizojë të rinjtë në aktivitete të ndryshme kulturore, të kultivojë prirje të fëmijëve në fushën e artit.
QKF “Kujtim Alija” e mbështetur nga Bashkia Shklodër vazhdon traditën gati 75 vjeçare të punës me disa nga kurset jashtëshkollore më të kërkuara,me rezultate dhe të dashura nga fëmijët.
Kjo veprimtari funksionon që me krijimin e këtij institucioni dhe ka përfshirë në çdo vit numër të madh fëmijësh.
Instruktori organizon veprimtarinë e kursit sipas specialitetit që zotëron mbi bazën e një programi me objektiva të përcaktuar.
Fushat e edukimit ku instrukturi ushtron veprimtarinë me fëmijët pranë Qendrës Kulturore për Fëmijë “Kujtim Alija” Bashkia Shkodër janë: Kërcim, Trombe, Fizarmonike, Kitare, Pikture, Piano, Estrade, Basketboll, Volejboll, Ping pong, Futboll, Shah, Atletikë, Anglisht, Frëngjisht, Gjermanisht, Skenografi, Violinë, Italisht, Aerobi, Perkursion, Punime artizanale dhe Këndim.
Kërkesa të përgjithshme të pozicionit:
· Të jetë shtetas shqiptar;
· Të ketë zotësi të plotë për të vepruar
· Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;
· Të ketë aftësi të mira komunikuese me fëmijët si dhe i përkushtuar pas punës;
· Të mos ketë masë disiplinore për largim nga puna;
· Të ketë një sjellje korrekte duke respektuar etikën e punës;
· Të kryejë cdo detyrë që i ngarkohet nga eprorët në të mire të punës.
Kërkesa specifike:
· Deftesë/ Diplomë / Diplomë universitare në fusha të artit, sportit dhe shkencave të edukimit.
· Preferohet të ketë përvojë të mëparshme profesionale në punën e drejtpërdrejtë me fëmijët në aktivitete kulturore.
· Përvojë e mëparshme pune në organizimin e aktiviteteve dhe pjesëmarrje në evente lokale dhe kombetare.
· Personalitet i organizuar mirë, i aftë për t’i dhënë përparësi detyrave.
· Aftësi të mira të punës në ekip.
· Aftësi të forta ndërpersonale dhe të komunikimit.
· Aftësi për të mbajtur standarde të mira pune.
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
- Kërkese aplikimi për vend pune;
- Fotokopje e kartës së identitetit;
- Çertifikatë familjare + personale;
- Kopje te jeteshkrmit;
- Fotokopje noterizuar te diplomes.
- Vërtetim i gjendjes Gjyqesore (Dëshmi Penaliteti )
- Fotokopje ose Librezë pune.
- Çertifikata, trajnime profesionale,
- Raport mjeko ligjor
- Vërtetim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor, si dhe nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor;
- Vërtetim i gjendjes Gjyqesore (Dëshmi Penaliteti )
- 2 foto
Dokumentat duhet të dorëzohen me pranë Zyrës me Një Ndalesë pranë Bashkisë Shkodër brenda datës 18.03.2024
Mënyra e Vlerësimit të Kandidatëve:
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar: Kandidatët për dokumentacionin e dorëzuar do të vlerësohen në total me 40 pikë të ndara: a- 20 pikë për përvojën, b- 10 pikë për trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, c- 10 pikë për çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individuale në punë në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.
Kandidatët fitues do të renditen sipas numrit të pikëve të marra dhe përzgjedhja e kandidateve për tu emëruar do të fillojë nga kandidati fitues që ka marrë më shumë pikë.
Njoftimi i fituesit do të shpallet pas përfundimit të afatit të ankimimit.