Njoftim për thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak

Në mbështetje të të ligjit nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore“, Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Shkodër“, i ndryshuar njoftoj thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Shkodër, në sallën e mbledhjeve të këshillit bashkiak ditën e premte datë 31.05.2024 ora 17:00, me rend dite si më poshtë:

  1. Pr/ Vendim: “Për emërimin e sekretarit të Këshillit bashkiak, Shkodër”
  2. Pr/ Vendim: “Për përdorimin e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike (deri në 6%) për muajin Prill 2024”.
  3. Pr/ Vendim: “Për miratimin e raportit vjetor të konsoliduar të zbatimit të buxhetit viti 2023, të Bashkisë Shkodër”.
  4. Pr/ Vendim: “Për miratimin e planit vendor të veprimit për energji dhe klimë 2023-2030”.
  5. Pr/ Vendim: “Për një ndryshim në VKB-në nr.7 datë:31.01.2024 “Për miratimin e listës së përfituesve për programin social të strehimit” “Banesa sociale me qira” për instrumentin financiar “Subvencionimi i qirasë në tregun e lirë” për vitin 2024”.
  6. Pr/ Vendim: “Mbi dhënien e ndihmës financiare për dëmet e shkaktuara nga zjarri”.
  7. Pr/ Vendim: “Për miratimin e vjeljes, mbjedhjes, grumbullimit dhe shitjes me procedurë ankandi publik të prodhimeve të dyta pyjore të boçeve të pishës, rrënjëve të shqopës, bimëve mjekësore tanifere dhe eterovajore natyrore (MTE) për vitin 2024”.
  8. Raport mbi punën e Këshillit të Bashkisë për vitit 2023.
  9. Diskutime jashtë rendit të ditës.

Grafiku i mbledhjeve të komisioneve

Nr.KomisioneDitaDataOra
1Komisioni i Shërbimeve Sociale dhe StrehimitE Mërkurë29.05.202410:00
2Komisioni i Rendit Publik dhe Mbrojtjes CivileE Mërkurë29.05.202410:30
3Komisioni i Bujqësisë Pyjeve dhe Menaxhimit të Ujërave dhe Mbrojtjes së MjedisitE Mërkurë29.05.202411:00
4Komisioni i Financave, Buxhetit dhe Aseteve Publike. Komisioni i Çështjeve ligjore.E Mërkurë29.05.202412:00
Njoftimi i mbledhjes datë 31/05/2024.