Në mbështetje të të ligjit nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore“, Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Shkodër“, i ndryshuar njoftoj thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Shkodër, në sallën e mbledhjeve të këshillit bashkiak ditën E merkure, datë 22 Nëntor, ora 17:00, me rend dite si më poshtë:
- Pr/ Vendim: “Për përdorimin e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike (deri në 6%) për muajin Tetor 2023”.
- Pr/ Vendim: “Për miratimin e listës shtesë të përfituesve dhe masën e subvencionimit të interesave të kredive për individë/familje që përfitojnë banesa me kosto të ulët me kredi të lehtësuar nga shteti”
- Pr/ Vendim: “Për miratimin e planit të mbarështimit të pyjeve dhe kullotave për periudhën 2023-2032”
- Pr/ Vendim: “Mbi dhënien e ndihmës financiare për dëmet e shkaktuara nga zjarri”
- Pr/ Vendim: “Për miratimin e dhurimit të impiantit fotovoltaik i cili do të vendoset pranë shkollës”Kol Idromeno”dhe dhënien e autorizimit për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet subjektit “Euroelektra”shpk dhe përfituesit Bashkia Shkodër”
- Pr/ Vendim: “Për disa ndryshime në VKB nr.10 datë:20.07.2023 ”Për miratimin e strukturës, numrit, anëtarëve të komisionit të përhershëm të Këshillit bashkiak Shkodër”
- Diskutime jashtë rendit të ditës.
Grafiku i mbledhjeve të komisioneve
Nr. | Komisione | Dita | Data | Ora |
1 | Komisioni për çështjet ligjore | E hene | 20/11/2023 | 10:00 |
2 | Komisioni i buxhetit | E hene | 20/11/2023 | 11:00 |
3 | Komisioni i rendit publik dhe mbrojtjes civile | E hene | 20/11/2023 | 12:00 |
4 | Komisioni i bujqësisë, pyjeve, menaxhimi ujrave dhe mbrojtjes së mjedisit | E hene | 20/11/2023 | 13:00 |
5 | Komisioni i shërbimeve sociale | E hene | 20/11/2023 | 14:00 |